Mediat britanike: Uellsi u mund nga një skuadër që pati vetëm një rast!

Share Button

AlbanianSport.com 21/11/2018 14:45

ASNN – Mediat britanike nuk përgëzojnë Shqipërinë për fitoren, e quajnë turp disfatën e Uellsit me “Bejlin & co”. Pothuajse të gjitha mediat britanike kanë komentuar ndeshjen miqësore të luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena”, midis Shqipërisë dhe Uellsit, duke turpëruar me titujt e tyre skuadrën e trajnerit Rajën Gigs dhe njëherësh grupin e lojtarëve të Bejlit me shokë.

Shqipëria nuk merr ndonjë vëmendje të madhe, as loja e saj, madje në mënyrë ironike mediat britanike thonë se Uellsin e Rajan Gigsit e mundi një skuadër që shkoi vetëm një herë në portë dhe mori një 11-metërsh që e shndërroi në gol. E vërteta në fakt nuk është kështu, pasi Shqipëria pati shanset e saj dhe e fitoi me meritë takimin, sepse krijoi dhe raste të tjera dhe kishte potencën për të dalë e fituar nga kjo përballje.

“Bejli dhe Ramsi nuk bëjnë asgjë në miqësoren me Shqipërinë, – shkruan e famshmja britanike “Daily Mail”. – Skuadra e Rajën Gigsit pëson një humbje në miqësore,  me 11-metërshin e Bekim Balajt që u siguroi fitoren vendasve. Në pjesën e parë Shqipëria nuk bëri asnjë gjuajtje në portë, ndërsa ndryshimet e Gigsit nuk sollën rezultat”. “Shqipëria i dhuron Uesllit dhe Gigs një humbje turpëruese në miqësore”, – shkruan gazeta e njohur britanike “The Guardian”.

Gazeta tjetër britanike, “The Independent”, e quan humbjen e Uellsit në Elbasan turpëruese. “Uellsi rrëshqet në një humbje e turpshme në Shqipëri që të mbyllë vitin e Gigs me një formë negative. Tifozët uellsianë ishin më të shumtë në numër se ata shqiptarë, ndërsa gjyqtari u tregua shumë dashamirës me shqiptarët”, – shkruan gazeta në fjalë. Tabloidi i famshëm “The Sun”, e cilëson humbjen e skuadrës së Rajan Gigsit mjeruese dhe tronditëse.

Nisur kjo edhe nga paraqitja e dobët e grupit dhe në veçanti e yjeve të skuadrës si Bejli dhe Ganteri. “Ajo që duhej të ishte një ditë feste për Ganter kthehet në një katastrofë”, – shkruan sot në rreshtat e saj “The Sun”. Madje dhe një media e njohur si “BBC”-ja, e cilëson të turpshme humbjen e Uellsit, duke vënë në pah se shqiptarët e fituan ndeshjen me një gol në rastin e parë e të vetëm që iu dha në këtë ndeshje. “Humbje e turpshme e Uellsit në Shqipëri”, – shkruan “BBC”-ja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh