Kosova shpartallon Azerbajxhanin 4-0 në epilog, ngjitet në Ligën C

Share Button

AlbanianSport.com 20/11/2018 23:45

ASNN – Kosova shkruan historinë, shkon në “playoff” të Ligës D dhe ka shans të kualifikohet në Evropian. Kosova shpartalloi sot në mbrëmje Azerbajxhanin me rezultatin e thellë 4-0, duke merituar përfundimisht vendin e parë në grupin e 3-të të Ligës D të Ligës së Kombeve. Ishte një fitore spektakolare dhe me goleadë e përfaqësueses tjetër shqiptare, e cila ka bërë një edicion të jashtëzakonshëm, pa pësuar asnjë humbje dhe me suksesin e sotëm shkoi në 14 pikë.

Plot 5 pikë më shumë sesa Azerbajxhani i vendit të dytë të cilin e mundi direkt në këtë duel përcaktues për fatet e grupit. Ishte Arbër Zeneli heroi i ndeshjes, i cili e hapi që në minutën e 2-të “festivalin” e golave për Kosovën. Për ta vijuar po në fillim të pjesës së dytë e për ta mbyllur me golin e tretë personal në fund të takimit. Kur rezultati ishte 2-0, ishte Amir Rrahmani që e çoi në 3-0 me golin e tij në minutën e 61-të, para se Zeneli ta vuloste fitoren me golin e 3-të personal e të katërtin për Kosovën.

Gjithçka e përkryer për ekipin e trajnerit Bernard Shalondë, i cili jo vetëm siguron vendin e parë në grup dhe që e ngjit edicionin tjetër në Ligën C, por Kosova shkon në “play-off” si vend i parë në finalet e Ligës D. Ekipet e para të çdo grupi do të kenë duele midis tyre për të përcaktuar finalistët dhe në fund fituesin e ligës. Në Ligën D, përveç Kosovës, fitues grupesh janë edhe Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Maqedonia. Kosova do të ndeshet pikërisht me këtë të fundit në gjysmëfinalen e ligës, një përplasje që do të luhet në muajin mars të vitit tjetër.

E thënë ndryshe, Kosova ka një shans të kualifikohet në Evropian direkt si fituese e Ligës D, por që ta fitojë këtë nivel të 4-t të Ligës së Kombeve, duhet të mposhtë Maqedoninë, si dhe të fitojë finalen me skuadrën tjetër të grupit që do t’ia dalë të shkojë deri në fund. E ndërsa Shqipëria zhgënjen, për Kosovën duket të ketë vetëm përparime. Pas zhgënjimit të kuqezinjve në Ligën C, të paktën shqiptarët kanë me se të gëzohen edhe në Ligën e Kombeve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh