(Video) Mavraj: Të martën, për trajnerin, dështova si kapiten me Skocinë

Share Button

AlbanianSport.com 19/11/2018 17:45

ASNN – Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit, përkrah trajnerit Kristian Panuçi, ka dalë edhe kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, i cili, pas ndjesës publike që bëri në një postim në rrjetin social, “Facebook”, e ka shprehur atë edhe me fjalë para gazetarëve. “Kemi biseduar pas ndeshjes, por edhe ditën pas ndeshjes, – ka thënë ai. – Nuk i kreva detyrat e mia si kapiten dhe si model. Kërkova falje, ndaj shokëve dhe trajnerit. Besoj se ndjesa ime është pranuar, kemi bërë gabime në të shkuarën, por duhet të jemi të bashkuar.”

“Presim shumë gjëra nga ndeshja kundër Uellsit, – ka vijuar qendërmbrojtësi. – Pritet reagim, një lojë ndryshe dhe një rezultat i mirë, duke treguar vlerat tona, ato që na kanë bërë të ecim përpara vitet e fundit. Mbrojtja nuk është asnjëherë fajtore e vetme, edhe pse ajo fajësohet kur pësojmë gol. Nuk i kemi treguar gjithë vlerat si skuadër, nuk kemi qenë në nivelin e duhur në dy ndeshjet e fundit. Janë përmendur shumë gjera që na mungojnë. Por, pavarësisht kësaj, ka skuadra që nuk kanë lider, po prapë kanë sukses.”

“Na mungon vetëbesimi që ta sjell suksesi, – ka pohuar ai. – Nuk është se në këto ndeshje s’kemi pasur shanse për shënim. Nuk është se kemi treguar që lojtarët nuk kanë vullnet. Është mirë të kemi një lider që bën gola, të largon nga situata e keqe. Jemi Shqipëria, asnjëherë nuk kemi pasur lider. Janë vetëm dy në botë. Nuk ka asnjë shenjë c ‘rregullimi brenda skuadrës, nuk lejojmë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Nëse erdhi fundi i ciklit, çfarë të bëjmë? Të ndalojmë e të presim të vijnë lojtarët e mirë? Puna duhet të vazhdojë, duhet pak kohë.”

“Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat, – ka theksuar Mavraj. – Jo vetëm armiqtë tonë, po dhe gazetarët po e vërtetojnë që Shqipëria është ndryshe. Kemi shumë arsye për këtë situatë. Janë rezultatet që të sjellin këtu. Është shumë e vështirë të përcaktosh një gjë që mungon. Janë shumë gjëra që mungojnë. Kemi edhe mundësi tjetër për t’u kualifikuar në Europian. Shqiptarët e kanë treguar që kohën e vështirë e kthejnë në forcë. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll, ke sukses, s’ke sukses.”

“Trajneri ka përkrahje maksimale nga çunat, – ka këmbëngulur 32-vjeçari. – Asnjëherë nuk ka ndodhur e kundërta. Nesër do luajmë edhe për trajnerin tonë. Largimi i Panuçit? Nëse ndodh kjo gjë, është e qartë që çdo pjesëtar i ekipit ka përgjegjësi. Nëse nuk i kryejmë si duhet porositë e trajnerit, natyrisht që ndikojmë në përkeqësimin e situatës. Më ka dhembur në shpirt kur dëgjoja në stadium tifozët, që ishin kundër trajnerit. Duam të bëjmë të pamundurën për të rregulluar gjërat. Këto vendime, kush luan e kush ka përgjegjësi, janë pyetje që nuk më takojnë mua.

“Sepse nuk është detyra ime të formoj skuadër për të ardhmen, – ka theksuar ai. – Kemi shumë lojtarë cilësorë, edhe të rinjtë kanë cilësi dhe e ardhmja është e tyre, por nuk e parashikoj dot kur do luajnë ata. Kur dalim në fushë, nuk gabojmë për inat të trajnerit, nuk luajmë kundër tij, këto gjëra që ndodhin janë pjesë e futbollit, ndodhin në çdo skuadër të botës. Ne mundohemi, nuk është se s’po mundohet. Kartoni i kuq i imi erdhi nga mbi ngarkimi, nga dëshira e madhe për të fituar. Kanë qene gabime individuale. Mënyra e lojës që luajmë tani kanë ndryshuar si nata me ditën.”

“Kemi bërë një zhvillim të madh në futbollin tonë. Jemi duke u fokusuar më shumë në sulm dhe normalisht që krijojmë hapësira”, – ka përfunduar kapiteni i Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh