AlbanianSport.com 18/11/2018 14:15
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A2 ka luajtur të shtunën takimet e radhës, ato të javës së 5-të dhe të fundit të fazës së parë, dhe Apolonia e ka mbyllur fazën e parë pa humbje, ndërsa Vlora Voleji nuk paraqitet në Elbasan.
Ekipi i Apolonisë e ka mbyllur këtë fazë të parë pa asnjë humbje, duke i fituar të katërta takimet, të fundit të shtunën. Fieraket mposhtën 3-1 Flamurtarin në fushën e tyre, në një ndeshje që dhuroi edhe emocione në momente të caktuara. Falë këtij triumfi, Apolonia shkëputet 3 pikë nga Elbasani i vendit të dytë.
Në të njëjtën kohë, skuadra myzeqare hedh edhe një hap të madh drejt kualifikimit sezonin tjetër për në për në nivelin më të lartë të kampionatit, në Grupin A1. Ndeshja tjetër e Grupit A2, ajo mes Elbasanit dhe Vlora Volejit nuk u luajt, pas vlonjatet nuk u paraqitën në fushë, ndaj vendaset e fituan aforfe 3-0 këtë sfidë.
Kampionatit Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 5-të
(17 nëntor 2018)
Apolonia – Flamurtari 3-1
(25-14, 25-27, 25-22, 25-16)
Elbasani – Vlora Volej 3-0 (Në tavolinë)
(25-0, 25-0, 25-0)
Korabi pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H Pikë
- Apolonia 4 4 0 11
- Elbasani 4 3 1 8
- Korabi 4 1 3 6
- Flamurtari 4 2 2 5
- Vlora Volej 4 0 4 0