Kombëtarja / Egli Kaja: Thirrja më motivon, shpresoj t’ua shpërblej në fushë

Share Button

AlbanianSport.com 16/11/2018 16:35

ASNN – Mesfushori me tipare sulmuese Egli Kaja, i ftuar me urgjencë së fundmi në Kombëtare nga trajneri Kristian Panuçi, ka dhënë një intervistë për median britanike “CCP”, ku ka përshkruar emocionet e ftesës si kuqezi dhe ka falënderuar prindërit e tij që e ndihmuar të arrijë në këto nivele falë mbështetjes së pakursyer. “Prindërit e mi bënë gjithçka ishte e mundur që të më ndihmonin me futbollin, duke më çuar në stërvitje, në shi e borë”, – tregon Kaja për median në fjalë.

“Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, – vijoi ai, – dhe ndonëse ke gjithmonë ëndrra, asnjëherë nuk e mendon se një ditë mund të luash futboll në arenën ndërkombëtare. Prindërit e mi kanë angazhime me punën por unë u thashë “do të paguaj rrugën që të vini të shihni!”. Ndaj ata do të fluturojnë nga Anglia të premten dhe do të qëndrojnë deri të mërkurën, për të ndjekur këto dy ndeshje. Shpresoj që të bëj debutimin përpara tyre, duke pasur parasysh se çfarë kanë bërë ata për mua.”

“E di se sa krenarë do t’i bënte kjo”, – shton 21-vjeçaru, i cili e pranon se ka përdorur këto ditë në grumbullim me Shqipërinë për të mësuar sa më shumë nga emrat të cilët më parë i shihte në TV e tani gjendet përkrah tyre. “Është një eksperiencë fantastike të punosh përkrah djemve që luajnë për klube të mëdha evropiane si Napoli dhe Bazeli, – vijoi ai, – Do të isha i çmendur po të mos u flisja këtyre djemve, të mësoja gjithçka që mundem dhe të kuptoja se çfarë duhet që të mbërrish në ato nivele.”

Më pas vjen një vlerësim për lojtarët kuqezi, sidomos mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj. “Kur flet me Hysajn, – tregon Kaja, – gjëja që ai thekson gjithmonë është se diferencat nuk janë aq të mëdha. Nuk ke lindur në nivelin më të lartë, është puna që të bën dhe të marrësh maksimumin nga talenti që ke. Njerëzit mendojnë se nuk mund të arrish në atë nivel. Por ti mundesh. Ai është një frymëzim për atë që mund të arrish nëse beson në vetvete, punon shumë dhe ke pak fat.”

Në fund, Kaja beson se Panuçi ka bërë një punë të madhe dhe është tekniku i duhur për përfaqësuesen. “Pritshmëria e tij është e madhe, ka kërkesa të larta, – thotë më tej sulmuesi i Livingstonit në Skoci, në intervistën e tij për median në fjalë, – Ai ka luajtur për klubet më të mëdha në botë, ka ngritur lart trofe dhe ka qenë gjithmonë i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj. Ai është një fitues. Kjo pasqyrohet në mënyrën se si trajnon, sidomos me ata që luajnë në kampionatet e mëdha.”

“Ai pret që ata të tregojnë veten për vendin e tyre, të jenë liderë dhe ta tregojnë në fushë, – vijon  të tregojë Kaja. – Kishte një ndjesi zhgënjimi të madh një muaj më pare mendoj se e dominuam ndeshjen kundër Izraelit, por pësuam dy gola shumë të evitueshëm. Kjo do të thotë se ndeshja ndaj Skocisë është një nga ato që duhen fituar patjetër.” Kaja shpreson që të marrë pak minuta në ndeshjen kundër Skocisë, ose të paktën të aktivizohet në duelin miqësor me Uellsin.

Lojtari i Livingstonit në Skoci ka shpresa që mund të marrë një vëmendje më të madhe në sfidat e ardhshme të përfaqësueses. Mosha është avantazh për të dhe ai e di që do të vijë edhe momenti i tij.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh