(Video) Kombëtarja / Lilaj: Diferencën na e bën grupi, jo cilësitë vetjake

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 17:45

ASNN – Sabien Lilaj e pranon: Nuk kemi shumë kualitet, Kombëtarja mund t’ia dalë vetëm si grup. Mesfushori i Kombëtares, Sabien Lilaj, doli sot në konferencën për shtyp që organizon FSHF nga vendqëndrimi i skuadrës kombëtare në Durrës, ku shpalosi objektivat e ekipit për ndeshjen e radhës, kapacitetet dhe gjendjen në tërësi të grupit. Sipas Lilajt, ky turne është disi ndryshe, ngjan me miqësoret dhe pavarësisht se të jep një mundësi kualifikimi, duket e vështirë të realizohet.

Korçari shpreson që Shqipëria ta arrijë kalimin në Evropioan nga edicioni eliminator, që vjen më pas, duke lënë të kuptuar se nga Liga e Kombeve duket e vështirë. “Ky turne, – tha që në fillim Sabien Lilaj, – është si ndeshjet miqësore dhe një përgatitje më shumë për Evropianin, por çdo ndeshje është e rëndësishme. Kushdo që vjen, vjen të japë maksimumin dhe për grupin sa më shumë të njihemi, aq më shumë bashkohemi. Jo vetëm për grupin, por edhe rezultatet e mira ndikojnë për mirë.”

“Është parë si mundësi për të shkuar në Evropian, – vijoi më tej mesfushori kuqezi, – por pas këtyre ndeshjeve është e vështirë që të kalojmë kështu që mund të na ketë shërbyer për formimin e grupit. E nisëm mirë në Izrael dhe golin e parë menduam se është pozicion. Për shkak të mospërqendrimit pësuam gola dhe nuk mendoj se shkoi keq. Ne kemi shanse dhe nuk e di nëse ka ndonjë shans nëse përfundojmë të dytët. Nuk e them dot që është mosimpenjim dhe nuk e kemi luksin të marrin lehtë ndeshjet.”

“Ka pasur shumë lëvizje dhe nuk kemi qenë grup e këtu duhet të punojmë. Në ekipin tonë nuk ka shumë kualitet dhe mund të fitojmë vetëm duke qenë grup”, – u shpreh më pas Lilaj. Mesfushori foli dhe për formacionin, ku tha se ndryshimet e shumta në skuadër e bëjnë të vështirë harmoninë, për më tepër që ka lojtarë që nuk njihen me njëri-tjetrin. Në aspektin tekniko-taktik, Lilaj pranoi këshillën e Panuçit që duhet goditur më shumë porta kundërshtare dhe duhet më shumë saktësi në veprime.

“Është e vështirë të merresh vesh me shokët kur ka ndryshime, – deklaroi Lilaj, – por janë mendimet e trajnerit. Ne mundohemi të respektojmë vendimet dhe shpresoj që sa më shpejtë të kemi një formacion stabël. Edhe trajneri na ka thënë që nuk gjuajmë në portë, por do të punojmë më shumë dhe skema është që të qëndrojmë afër zonës. Duhet edhe fat dhe nëse fitojmë, gjithçka do të jetë në rregull.” Ndërkohë, Kombëtarja vijon punën në Durrës me seancat e saj stërvitore.

Aty ku trajneri Panuçi ka eksperimentuar disa skema dhe ka punuar me disa detaje që shpreson të bëjnë diferencën në duelin kundër Skocisë të shtunën në mbrëmje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh