Skënderbeu / Josa: Me Apoloninë fitohet duke dhënë maksimumin

Share Button

Skenderbeu-stervitje-02-trajneri-konferenca

AlbanianSport.com 23.10.2014 14:00

ASNN – Trajneri i kampionëve nuk e ka ulur ritmin e grupit, që e ka aktivizuar ndaj Tërbunin në Kupë. “Edhe pse grupi i lojtarëve është më i mirë se fierakëve, fazën e parë dolëm vetëm barazim”.

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, edhe në konferencën për shtyp dhënë një ditë para takimit me Apoloninë, ka bërë të ditur se ky takim fitohet vetëm duke qenë i gjithë grupi në maksimum. Për Josën ka pak rëndësi renditje për të dy këto ekipe.

“Dhe kjo për sa kohë – tha trajneri – në futboll janë në “lojë” të tre rezultatet”. Ndaj, edhe për këtë, Josa u ka kërkuar futbollistëve të mos harrojnë për asnjë çast porosinë e tij: ”Ndeshja fitohet vetëm duke qenë në maksimum”.

 

– Josa, dy ndeshje në pak ditë për Skënderbeun. Çfarë do të thotë kjo për ju

– E thjeshtë, vetëm dy stërvitje për të përgatitur grupin dhe më pas për të ndërtuar lojën e duhur për ndeshjen e së dielës. Nuk duhet të harrojmë se skuadra është ngarkuar më tepër se duhej në takimin për Kupë me pukjanët.

 

– Përse mendoni kështu?

– Sepse nëse ju kujtohet, edhe një ditë para ndeshjes me Tërbunin, kam bërë të ditur se do të jemi të detyruar të luajmë në përqindje të madhe me lojtarët kryesorë të skuadrës në kushtet kur vetëm pas tri ditësh do të luanim një tjetër takim. Shumë herë më të fortë se ky i mesjavës.

 

– Josa, prania e titullarëve në këtë takim të dytë me pukjanët erdhi pas ndeshjes së parë të barazuar në fushë të huaj?

– Sigurisht që edhe për këtë arsye. Ju, edhe gjithë të tjerët, e dini mirë se Skënderbeu edhe këtë sezon kërkon Kupën dhe titullin. Me pak fjalë, luftojmë në të dy krahët. Sigurisht që, edhe pas atij barazimi në takimin e parë, nuk mund të luanim më me lojtarët e stolit, apo të tjerët, por vetëm me titullarët.

 

– Me pak fjalë nëse edhe një herë do të riluhej takimi i parë me Tërbunin, kësaj radhe nuk do të luanit me lojtarët e stolit?

– Tashmë është “histori” e mbyllur kjo ndeshje. Tani të gjithë jemi të përqendruar për takimin e kësaj jave, atë me Apoloninë.

 

– Josa, dy ndeshje në pak ditë kanë pasur ndikim në gjendjen fizike tek lojtarët?

– Nuk mund ta them këtë. Nuk mund ta pranoj këtë edhe për atë se lojtarët në dy ditët e stërvitjeve pas ndeshjes për Kupë kanë arritur të marrin ngarkesat e duhura.

 

– Me këtë do të thoni se i gjithë grupi është i rikuperuar plotësisht?

– Në dy stërvitjet, që kemi pasur në dispozicion për këtë takim, kam parë një grup lojtarësh të reagoj mjaft mirë. Kjo tregon se jo vetëm janë rikuperuar në kohen e duhur, por ajo që është më kryesorja janë në maksimumin e tyre.

 

– Josa, edhe një herë tjetër, ju keni kërkuar lojtarëve të vlerësojnë në maksimum skuadrën fierake. Thjesht meraku i një trajneri?

– Edhe kjo ka të bëjë. Por ajo çfarë është për t’u vlerësuar në maksimum është gjendja dhe pozicioni në renditje i kësaj skuadre. Duke qenë në një vend të vështirë në renditje, jam i bindur se në të gjitha takimet ky ekip do të kërkojë të marrë sa më tepër të jetë e mundur.

 

– Nuk mendoj se kërkon këtë gjë edhe duke luajtur në “shtëpinë” e korçarëve?

– E çfarë ndryshimi kanë “shtëpitë” këtë sezon. Skënderbeu edhe për mua ka një grup lojtarësh shumë herë më të mirë se Apolonia. Por ky grup nuk ka shkuar te fitorja në fazën e parë, vetëm barazim në atë ndeshje.

 

– Ju mendoni se mund të ketë edhe një barazim tjetër mes këtyre dy skuadrave?

– Unë nuk e thash këtë. Gjatë gjithë këtyre ditëve ju kam kërkuar futbollistëve të jenë të përqendruar në fushën e lojës, ashtu siç kanë treguar se e bëjnë këtë kur luajnë me skuadrat më të mira të kësaj kategoria. Në futboll diferencën në të shumtën e rasteve e bën grupi. Përderisa e pranojmë këtë atëherë për të fituar ndeshjen me Apoloninë duhet të jemi në maksimum si skuadër. E theksoj fort këtë të fundit.

 

– Josa, sulmi duket se është në “vendin” e duhur tashmë. Apo jo?

– Më duhet të them se është i stabilizuar tashmë. Por kjo mbetet për t’u parë në takimet e tjera edhe të kësaj faze të dytë. Nuk duhet të harrojmë se fill pas takimit me Apoloninë vijnë me radhë ndeshje shumë herë më të forta.

 

– Me këtë do të thoni se sulmi aty duhet të tregojë veten?

– Ata në fakt duhet të tregojnë veten në të gjitha ndeshjet, por sigurisht që kur golat e tyre vijnë në tskime të këtij niveli edhe për ata si lojtarë është tjetër kenaqësi.

 

– Josa për asnjë çast nuk keni pasur dëshirë t’i referoheni vendeve në renditje të Skënderbeut dhe Apolonisë. Përse e bëni këtë?

– Për sa kohë futbolli i pranon të tria rezultatet, edhe kur luajnë skuadra me vende të tilla në renditje siç jemi ne, përse duhet të shikojmë vendet ku ndodhemi. Ky takim fitohet vetëm duke qenë të përqendruar. Në maksimum. Lojtarëve ju kam kërkuar të mos e harrojnë këtë për asnjë moment të kësaj ndeshje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:55 ASNN – “Lokomotiva” shkodrane vazhdon përpara. Vllaznia mund

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:00 ASNN – Kategoria Superiore, mbyllet java e 27-të. Kukësi shtang

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh