Legjionarët / Rivali i Strakoshës tek Lacio dorëzohet: S’kam parë si ai

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 09:30

ASNN – Silvio Prato është portier i dytë i Lacios, por duket se ka pak shanse të marrë rol titullari sa kohë në ekip ka rival shqiptarin Thomas Strakosha. Ai erdhi me bujë nga Belgjika tek Lacio pas largimit të Federiko Marketit dhe shihej si potencialisht konkurrues me gardianin shqiptar, por në fund edhe vetë ka pranuar se Thomas Strakosha ëstë i pakonkurrueshëm.

Që kur ka ardhur tek Lacio, Prato ka luajtur vetëm 180 minuta, por me një Strakoshë në “superformë” nuk ka mundur të luajë në duele të rëndësishme. Sidoqoftë, ai thotë se kjo nuk e pengon ta dashurojë Lacion dhe të stërvitet fuqishëm për të qenë gati dhe pavarësisht rivalitetit që ka me Strakoshën, e dëshiron qëndrimin tek Lacio dhe përpiqet të japë kontributin e tij sa herë i jepet mundësia.

“Në kohën që luaja në Belgjikë isha në Itali 3-4 herë, – thekson Prato, – kam ardhur këtu me gruan time pasi Roma ka qenë gjithmonë qyteti ynë i preferuar. Gjithmonë mendoja se nëse do të kisha mundësi të luaja për njërën skuadër të Romës, nuk do të hezitoja asnjëherë. Por gjithçka ishte e qartë që në fillim: Do të isha portieri i dytë pas portierit Thomas Strakosha. “

“Ai është një portier shumë i fortë, i ri dhe i madh fizikisht, – shtoi më tej Prato, – unë kurrë nuk kam parë një portier të tillë, me aftësi të tilla në portë. Portieri shqiptar ka gjithçka që duhet për të bërë një karrierë të madhe.” Gardiani kuqezi pritet të jetë titullar edhe në ndeshjen e 17 nëntorit në Shkodër kundër Skocisë, pasi kohët e fundit e ka fituar rivalitetin me Berishën, megjithëse edhe ky i fundit po kalon një moment mjaft të mirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh