AlbanianSport.com 14/11/2018 18:00
ASNN – Shqipëria do të luajë më 17 nëntor ndeshjen e fundit në kuadër të grupit të saj në Ligën C të Ligës së Kombeve, atë kundër Skocisë.
Dhe, për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është mjaft e rëndësishme që të kërkohet fitorja, në mënyrë që kjo pjesëmarrje në Ligën e Evropës të mos cilësohet e dështuar.
Ndeshja me Skocinë është mjaft e rëndësishme dhe në të kërkohet fitorja që kjo pjesëmarrje në Ligën e Evropës të mos cilësohet e dështuar.
Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk është ende koha për llogaridhënie dhe analizë, sa i përket punës së trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi.
Kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend ka bërë të ditur se e gjithë struktura e ekipeve kombëtare të moshave do të ndryshojë.