AlbanianSport.com 13/11/2018 19:20
ASNN – Kosova ka sportin e xhudos mjaft të zhvilluar dhe kjo dëshmohet me shumë medalje të sportistëve kosovarë që drejtohen nga trajneri Driton Kuka në veprimtaritë e rëndësishme ndërkombëtare, një sukses që arrin deri në nivelin më të lartë botëror dhe e përfaqësuar me dinjitet nga kampionia olimpike e kategorisë deri në 52 kg, Majlinda Kelmendi.
Në Shqipëri ka përpjekje për të pasur një xhudo të zhvilluar dhe sportistë cilësorë, por nuk jemi në nivelin e Kosovës. Gjithsesi, garat e fundit që u zhvilluan në kuadër të Kupës së Shqipërisë shfaqën emocione, pati dhe duele interesante me rivalitet dhe u shpallën edhe fituesit e rinj në kategorinë e të rinjve dhe të rriturve sipas peshave.
Veprimtaria u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe ajo që e bëri interesant veprimtarinë e organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos ishte gjykimi, i cili këtë herë erdhi nga Kosova me gjyqtarë të nivelit ndërkombëtar. Në fund, pasi u zhvilluan garat, u shpallën fituesit, të cilët sipas ekipeve dhe peshave jepen si më poshtë:
Kupa e Shqipërisë në Xhudo 2018
Paratërinjtë
Pesha Sportisti Klubi
55 kg Henrik Menga Studenti
60 kg Uando Kusi K.S. Tirana
66 kg Luka Llukaj Vllaznia
73 kg Luigj Vataj Besëlidhja
81 kg Adi Paja K.S. Tirana
90 kg Ledion Ahmetaj K.S. Tirana
+90 kg Arbi Ujkaj K.S. Tirana
Të Rritur
Pesha Sportisti Klubi
60 kg Blendi Kateshi K.S. Tirana
66 kg Indrit Cullhaj K.S. Tirana
73 kg Jon Vrenozi Studenti
81 kg Xhovani Shkoza Vllaznia
90 kg Markelian Tanushi Vllaznia
100 kg Aldo Shkoza Vllaznia
+100kg Juli Marku Vllaznia
Femra
Pesha Sportisti Klubi
57 kg Amanda Lika Studenti