Gjergj Vyshka 23.10.2014 12:15
Sekretari Mikerezi: Rezultatet janë të mira, veçanërisht ai i Pepës në pushkë për femra. Dhe pas takimit të rastit, fjalën e kanë pasur garat, ndërsa në konkurrim kanë qenë gati 30 qitës, atje ku gjithçka ka përfunduar rreth pasdites. Për rezultatet e kësaj veprimtarie Mikerezi ka treguar se janë të mira.
“Nuk mund të themi shumë të mira, por të mira për kushtet në të cilat zhvillohet sporti i qitjes, – ka pohuar ai. – Por veshjet e reja që kanë marrë, apo dhe gjithçka tjetër, duket se e kanë bërë efektin e tyre. Ka rezultate të mira si ai i Lumturi Pepajt, që është rekord kombëtar.”
“Nga 383 pikë në Kampionatin Ballkanik të 2005-ës, tashmë është 384 pikë, – ka theksuar nr. dy i organizmit që qeveris qitjen shqiptare, Koço Mikerezi. – Ndërkohë që rezultati i mirë është dhe ai i Cerinës. E rëndësishme është se ky sport është duke u mbajtur gjallë në kushte të vështira”.
Dhe e vërteta është se qitësit e Studentit kanë dominuar në qitje me pistoletë ajër meshkuj dhe femra, si dhe në pushkë femra ajër. Kurse për meshkuj vendin e parë e kanë marrë kosovarët.
Rezultatet teknike
të Kupës së Çlirimit – Qitje
Pistoletë – Femra
1) Aida Mustafaj (Studenti) 371 pikë
Pistoletë – Meshkuj
1) Arben Cerina (Studenti) 556 pikë
Pushkë – Femra
1) Lumturi Pepaj (Studenti) 384 pikë
Pushkë – Meshkuj
1) Florind Ymeri (Kosovë) 548 pikë