Legjionarët / Shtypi italian “kryqëzon” Hysajn: I ka humbur përqendrimi!

Share Button

AlbanianSport.com 11/11/2018 09:15

ASNN – Lajmet e vazhdueshme që mund të largohet nga Napoli, zëvendësimet e shumta, qëndrimi në ndonjë ndeshje në stol dhe preferencat e ndryshme të trajnerit Karlo Ançeloti, kanë bërë që Elseid Hysaj të kalojë momente të vështira dhe këto tensione po reflektohen edhe në lojën e tij, ku ka pasur mjaft gabime.

Kështu, në takimin që Napoli luajti mbrëmjen e të shtunës në Serinë A italiane, kundër Xhenoas, java e 13-të, Hysaj pati mangësi në mbulimin e sulmuesve kryesorë të skuadrës vendase të Xhenoas. Ishte pikërisht shpërqendrimi i Hysajt që solli më pas golin e Xhenoas, një gol që bëri Ançelotin të dalë nga stoli dhe të ulërasë.

Sidoqoftë, trajneri nuk e ndryshoi menjëherë Hysajn, por në pjesën e dytë, pasi ndeshja u barazua 1-1, Ançeloti e hoqi Hysajn  nga fusha në miniutën e 82-të dhe futi në vend të tij një sulmues, prej nga erdhi edhe goli i fitores në një ndeshje, kur fusha ishte thuajse e mbuluar tërësisht nga uji.

Sot mediat italiane e kanë “kryqëzuar” Hysajn, duke e bërë fajtor për golin në një moment ku kishte humbur krejtësisht përqendrimin. “Ka kohë që është i shpërqendruar, – thotë shtypi italian për mbrojtësin tonë kuqezi, –  i mungon kthjellësia në veprime dhe ndaj Xhenoas ishte fajtor në rastin e golit të pësuar. Me këtë paraqitje do ta ketë të vështirë të mbajë rol titullari.”

Shumica e mediave italiane e kanë vlerësuar Hysajn me notën 5.5, së bashku me tre lojtarë të tjerë të skuadrës, të cilësuar mjaft të dobët. Pothuajse në të gjitha mediumet sportive, paraqitja e Hysajt cilësohet e dobët dhe me mangësi sidomos në pësimin e golit. Edhe pse Napoli fitoi, kritikat për një pjesë të grupit, e sidomos Hysajn, kanë qenë të mëdha.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh