AlbanianSport.com 09/01/2018 13:20
ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve flet para përballjes së dyfishtë miqësore me Maltën. Kombëtarja kuqezi e Nën-21-vjeçarëve luan dy ndeshje miqësore me Maltën dhe për trajnerin Alban Bushi, ato shënojnë edhe kufirin e një ndërrimi brezash të lojtarëve.
Sipas Bushit, dera është e hapur për të gjithë dhe grupi i ri do të ketë një shtrirje edhe më të gjerë gjeografike. Dy ndeshjet miqësore me Maltën shënojnë edhe një kalim brezash për Kombëtaren shqiptare të futbollit për grupmoshën e Nën-21-vjeçarëve dhe prandaj këto takime mbartin një rëndësi të veçantë për trajnerin Alban Bushi.
Për trajnerin e Shpresave, Malta nuk është një kundërshtar edhe aq i dobët. Sipas Bushit, dera është e hapur për të gjithë dhe grupi i ri do të ketë një shtrirje edhe më të gjerë gjeografike. Për ish-sulmuesin kuqezi, mungesa e disa prej lojtarëve të spikatur të Shpresave në Kombëtaren e të rriturve nuk duhet të interpretuar si mungesë vëmendje nga trajneri Kristian Panuçi.