AlbanianSport.com 08/01/2018 13:25
ASNN – Votimi në Internet për portierin e Atalantës, 56% e tifozëve duan Berishën në portë.Etrit Berisha është rikthyer edhe një herë tjetër protagonist, ku në dy ndeshjet e fundit të Atalantës ka qenë titullar dhe në të dy rastet Atalanta ka dalë e fituar, si në duelin kundër Parmës, ashtu dhe ndaj Bolonjës.
E në të dy ndeshjet Berisha ka bërë një prezantim vërtet fantastik, duke merituar notat e larta në median sportive italiane si dhe komentet plot lavde të tifozëve bergamas. Së fundmi, një sondazh në Internet është kryer në lidhje me portierin që duhet të jetë titullar me ekipin e Atalantës dhe 56% e tifozëve votuan pro Berishës.
Edhe pse Golini është portier i ri dhe me të ardhme, sërish tifozët e lidhin Berishën me suksesin dhe koha tregoi që me t’u kthyer Berisha nisën edhe fitoret e skuadrës. 56% e fansave kanë zgjedhur Berishën që të jetë titullar kundër Interit në fundjavë. Duhet thënë se Berisha kaloi një moment jo të mirë në fillim të këtij edicioni.
Sepse qëndroi shumë kohë në stol, duke qenë zgjedhje e dytë e Golini zgjedhje e parë. por gjërat kanë ndryshuar dhe tani Berisha është i preferuari i parë për të gjithë. Në klubin e Atalantës e kanë kuptuar se me gardianin e portës kuqezi, suksesi është i garantuar.