AlbanianSport.com 07/01/2018 11:20
ASNN – Në kuadër të Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj (BIBL), Teuta mundi në Gjevgjeli të Maqedonisë skuadrën e Kozhuvit me shifrat 94-85, duke mbajtur me meritë kreun e renditjes në këtë ligë me 3 fitore në 3 ndeshje dhe 6 pikë të grumbulluara. Në të njëjtin veprimtari, Bashkimi i Prizrenit regjistroi mbrëmjen e së martës disfatën e tretë radhazi, këtë herë duke u mundur në Prizren në Sallën Sportive “Shezai Surroi” nga bullgarët e Bulteks Akademik, me shifrat e thella 105-65.
Janë 40 pikë diferencë që tregojnë qartë dominimin e skuadrës mike bullgare, ndërkohë që vetë Bashkimi, duhet pranuar, nuk ka shfaqur ndonjë cilësi të admirueshme në këtë veprimtari rajonale, duke pasur 3 humbje në po aq ndeshje të luajtura. 10-minutëshi i parë u fitua nga Akademik Bulteks me shifrat 27-12, një diferencë e ndjeshme për pjesën e parë të lojës. Në 10-minutëshin e dytë, prizrenasit bëjnë kthesë të fortë dhe ia dalin të fitojnë 28-18.
Kështu, ata ia dalin ta mbyllin gjysmën e parë të ndeshjes me shifrat 40-45, duke e lënë të hapur mundësinë e përmbysjes dhe fitores së ndeshjes. Por nuk ndodhi kështu, në dy pjesët e tjera Akademik Bulteks shpërthejnë në parket me sulme të fuqishme e të papërmbajtshme, duke fituar 10-minutëshin e tretë me shifrat 12-30 dhe 10-minutëshin e katërt 13-30, pra pjesa e dytë e ndeshjes me shifrat 25-60, një diferencë që nuk ka nevojë për koment.
Si përfundim, Bulteks Akademik fitoi ndeshjen me rezultatin 105-65, duke marrë vendin e dytë me 3 pikë në dy ndeshje, kurse Bashkimi ka 3 pikë, në vend të katërt, por duhet thënë se ka ekipe që nuk kanë luajtur ende asnjë ndeshje si Barsi Atirau dhe KB Mobile Prishtina. Ndeshjen e radhës Bashkimi do ta ketë më 13 nëntor 2018 kundër Kozhuvit maqedonas.
Liga Ballkanike
e Basketbollit – Meshkuj
(BIBL 2018-2019)
Renditja
- Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- KS Teuta 3 3 0 6
- BC Beroe Starazagora 2 2 0 4
- Akademik Bulteks 2 1 1 3
- KB Bashkimi Prizren 3 0 3 3
- KK Kozhuv 2 0 2 2
- BC Barsi Atyrau 0 0 0 0
- KB Z Mobile Prishtina 0 0 0 0