Tirana & Kukësi bëjnë “paqe”, por tifozët bardheblu “pushtojnë” fushën

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2018 21:20

ASNN – Kaos, dhunë, sulm ndaj lojtarëve dhe të plagosur e shoqëruar në polici. Ky ishte bilanci i vërtetë i ndeshjes midis Tiranës dhe Kukësit zhvilluar të martën në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Takimi doli në plan të dytë tërësisht, pasi rolin e protagonistët e morën tifozët bardheblu, që nuk pajtohen me rezultatet e skuadrës dhe me presidentin e klubit Refik Halili, të cilit prej kohësh i kërkojnë të largohet.

Sa i takon ndeshjes ajo u mbyll në barazim 0-0, me një shtyllë për Tiranën e një 11-metërsh të humbur për Kukësin. Të dy ekipet u përpoqën ta fitonin ndeshjen por nuk ia dolën. Në të vërtetë ishte një duel i rivalizuar, me sulme e kundërsulme, me kartonë të verdhë e të kuq, por ndeshjes i mungoi vetëm goli. Megjithatë, siç e thamë më sipër ndeshja doli në plan të dytë sepse vëmendjen e morën tifozët me sjelljet e tyre.

Gjatë gjithë kohës ata u konfrontuan me njëri-tjetrin, e, në fund, menjëherë sapo u mbyll ndeshja, u futën në fushë afro 30 vetë, duke tentuar të zhvishnin lojtarët e Tiranës, me arsyetimin se nuk e meritojnë fanellën bardheblu. Situata u përshkallëzua dhe, ashtu siç parashikohej, rojet e sigurisë dolën jashtë loje dhe pushtetin e morën tifozët e irrituar. Duke parë gjendjen e krijuar dhe rrezikun, ndërhyn policia.

Kjo e fundit, qëndron tani me ligj jashtë impiantit. Sapo u dukën forcat policore, tifozët nisën të shpërndahen duke u kthyer nga erdhën. Por duke u grupuar në tribunën përkarshi dhe duke hedhur parulla kundër presidentit bardheblu Halili e pro Tiranës si klub. Nga ngjarjet e dhunshme pati një të plagosur, ndërsa policia shoqëroi disa persona.

Edhe një herë tjetër, u vërtetua se grupimet e tifozëve nuk duhen nënvlerësuar, për më tepër tek Tirana e cila ka disa javë që zien. Tifozët kishin tentuar të pengonin fillimin e ndeshjes edhe në fundjavën e shkuar në Shijak në duelin Teuta-Tirana, ku u vonua fillimi i lojës për 12 minuta, por dje në kryeqytet ishte përshkallëzimi i qëndrimit të tyre, në një farë mase i planifikuar, ku pati dhunë dhe pushtim të fushës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh