AlbanianSport.com 02/01/2018 23:55
ASNN – Napoli ka korrur një fitore të madhe sot në mbrëmje përballë Empolit, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të të Serisë A italiane, duke fituar me rezultatin 5-1, duke iu afruar dhe më tej Juventusit. Diferenca me “Zonjën e vjetër” tani është vetëm 3 pikë (28-25), por juventinët kanë një ndeshje për të luajtur këtë fundjavë. Sa i takon ndeshjes, Napoli nuk e vuri në diskutim fitoren dhe shkëlqeu i gjithi sidomos në fazën sulmuese.
Lorenco Insinje hapi “festivalin” e golave në minutën e 9-të, për t’i lënë vend spektaklit të Drajs Mertens, i cili realizoi 3 gola në këtë sfidë. Lojtari i përfaqësueses belge shënoi golin e parë në minutën e 39-të, kurse në pjesën e dytë shënoi dhe dy herë të tjera në minutat e 64-t dhe 90-të. Në fakt, Empoli ngushtoi diferencën në 2-1 në fillim të pjesës së dytë, pasi sulmuesi Kaputo i dha një shans me golin e tij skuadrës mike. Por vetëm kaq, pasi përvec Mertens në pjesën e dytë realizoi për Napolin edhe Milik.
Si përfundim fitoi skuadra e Elseid Hysajt me shifrat 5-1, një prej fitoreve më të thella këtë sezon. Duhet thënë se mbrojtësi i Kombëtares kuqezi luajti një takim të plotë 90-minutësh dhe ishte në lartësinë e kërkuar. E vecanta për shqiptarin ishte angazhimi i tij si mbrojtës i majtë, një pozicion në të cilin Ançeloti po e preferon vazhdimisht këtë edicion. Kurse në krahun e djathtë të mbrojtjes, pra në vend të Hysajt, Ançeloti angazhoi Malkuit.