Partizani / Klubi i kuq reagon pas dënimit: Maskaradë! Disiplina bëri gabim!

Share Button

AlbanianSport.com 31/10/2018 22:35

ASNN – Sikundër pritej, Klubi i Futbollit “Partizani” ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, ku u dënua me 2 ndeshje pa tifozë në shtëpi, pas asaj banderole raciste të hapur në shkallët e stadiumit në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Këtë dënim, klubi i kuq e quan një maskaradë të shëmtuar.

 

JA REAGIMI I PLOTË I K.F. “PARTIZANI”:

 

F.K. Partizani, pasi është njohur me vendimin e Komisionit të Disiplines pranë FSHF-së, i cili e ka dënuar klubin tonë me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë kërkon të informojë mbarë opinionin publik shqiptar dhe më gjerë…, se kjo është një maskaradë me shumë ngjyrime të shëmtuara.

Klubi i Partizanit, jo vetem që reagoi menjëherë në stadium për të larguar një paçavurre shkruar keq nga disa rrugaçë që nuk kane lidhje me tifozerinë tonë, por ishte i pari që u distancua publikisht nga kjo rreckë, e cila çuditërisht u bë shumë e famshme ditët qe pasuan, dhe kjo jo vetem ne opinionin sportiv.

Klubi i Partizanit nuk ka bërë rolin e sehirxhiut, por shumë shpejt do të zbulojë dhe identifikojë autoret e vërtetë të këtij akti që nuk ka lidhje me sjelljen tonë, si për rivalët sportivë, ashtu edhe per fqinjët tanë politike dhe gjeografike.

Ky eshte klubi që ka bërë bashkë çdo lojtar, pa bërë dallim prejardhjen dhe origjinën e tyre që prej minoritarëve grekë, që kane shkruar historinë e lavdishme të këtij klubi, e deri tek sezonet e fundit, ku shqiptarët e Kosoves, apo Maqedonisë e ndanin dhomën me lojtarët që vinin nga Serbia. E pra, klubi Partizani nuk mund te dënohet kurrë për racizem…

Zotërinj të nderuar të Komisionit të Disiplinës, që jeni mbledhur me urgjencë për të dhënë kartonin e kuq e paralajmeruar, po bëni një gabim të madh që shpallni fajtor klubin Partizani për të ushqyer një politikë të mbrapshtë dhe dashakeqe që nuk ka asnjë lidhje me sportin dhe misionin e tij, për të bashkuar dhe kurrë per të ndarë. Po ndërmerrni një dënim kolektiv për një veper të disa personave që më së paku nuk kanë lidhje me klubin dhe tifozerinë tonë, per te mos aluduar per skenarë të tjerë dashakeq…

Pranojme absolutisht çdo penalizim dhe dënim që vjen konform rregullores së kësaj loje dhe kodit të disiplinës sportive, për objekte të hedhura dhe të pahedhura, por kurrë nuk pranojmë të dënohemi kolektivisht për racizëm ndërkohë që po luajmë në një stadium pa kamera sigurie, por të liçencuar verbërisht nga institucioni që merret me mbarëvajtjen e kësaj loje. Ky nuk duhet të ishte një vendim për të kaluar radhën nga Komisioni i (pa)varur që i paska “alergji” tifozët në stadiumet shqiptare duke penalizuar “zellshëm” kolektivisht një klub dhe një tifozeri të tërë. Përkundrazi, duhet te ishte një moment reflektimi që ngjarje të ketij lloji, vepra individësh të papergjegjshëm të marrin dënimin e merituar, madje jo vetëm sportiv, por edhe penal.

E theksojmë se nuk mund të pranojmë të marrim përgjegjësi për veprimin e një apo dy individëve të papërgjegjshëm që kurrsesi nuk përfaqësojnë Partizanin…

Si mundet të ngarkohemi me përgjegjësi e për më tepër të dënohet një tifozeri e tërë kur kriteret e sigurisë në këte impjant sportiv as nuk plotësohen e as nuk kontrollohen.

Si mundet të ngarkohemi me përgjegjësi për mungesë organizimi në një stadium të liçensuar pa kontroll nga FSHF-ja, ku fort mirë dihet se nuk ka sistem kamerash sipas standarteve për identifikimin dhe skedimin e personave që s’kanë lidhje me tifozerinë dhe vijnë në stadium vetëm për të shkaktuar probleme?!

Duke e përgezuar FSHF-në, për mbajtjen e një linje me klubin tonë rreth distancimit ndaj incidentit të banerit, ju bëjmë me dije se ky institucion është po aq përgjegjës, deri sa lejon dhe liçenson stadiume të tilla të cilat mesa duket do mbeten bosh….

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh