AlbanianSport.com 31/10/2018 20:45
ASNN – 11 ditë pas dëmtimit të bërrylit të djathtë në ndeshjen kundër Seviljes, ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Mesi, është kthyer në stërvitje. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një stërvitje normale me grupin, por për një fazë riaftësuese individuale kryesisht vrapime dhe punë e vogël me topin.
Mesi është parë në qendrën stërvitore të Barcelonës duke punuar me përgatitësit atletikë dhe ky është një lajm shumë i mirë për tifozët katalanë. Natyrisht, nuk pritet një aktivizim i shpejtë i tij, pasi faza rikuperuese do të vijojë. Sipas informacioneve që servirin mediat spanjolle, Mesi do të jetë plotësisht i gatshëm për lojë më 24 nëntor.
Shpresohet që ai të jetë në duelin kundër Atletikos së Madridit. Kurse për duelin e javës së ardhshme në Ligën e Kampioneve, konkretisht ndaj Interit më 9 nëntor 2018, vështirë se ai do të mund të bëhet gati. Madje vetë trajneri Ernesto Valverde nuk do të rrezikojë për ta aktivizuar atë në fushë pa kaluar plotësisht dëmtimin.
Mesi mungoi në dy duele të rëndësishme gjatë ditëve të fundit, atë ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e parë të fituar nga katalanët 2-0, si dhe në duelin e madh “El Klasiko” ndaj Realit të Madridit, ku Barcelona pati një triumf të madh me rezultatin e thellë 5-1.