AlbanianSport.com 22.11.2014 15:35
ASNN – Kampioni shqiptar, Fabian Duro, ka marrë pjesë në Botërorin e Futbollit të Stilit të Lirë, siç njihet zyrtarisht disiplina e re sportive e xhonglimit me topit, po arritur dot të kualifikohet për në turin e 16-shes.
Sipas Duros, shkak për këtë u bë gjykimi i njëanshëm. Shqipëria ka marrë pjesë, për herë të dytë, në Kampionatin Botëror të Futbollit të Stilit të Lirë, siç njihet zyrtarisht disiplina e re sportive e xhonglimit me topin.
Në këtë veprimtari, të mbajtur ditët e fundit në Salvador të Brazilit, vendi ynë është përfaqësuar nga kampioni kuqezi, Fabian Duro, i cili nuk ka arritur të kalojë dot në turin e 16-shes.
Në fazën e grupeve, Duro triumfoi ndaj sfidantit bullgar dhe atij peruan, për t’u mundur në takimin e tretë dhe vendimtar nga meksikani El Pantera.