Legjionarët / Shabani, i ndarë me “tresh”, por… “Pres Gjermaninë njëherë…!”

Share Button

AlbanianSport.com 29/10/2018 23:55

ASNN – Shabani ua thotë troc zyrtarëve të FSHF-së: Po pres të më telefonojë Joakim Lëv, nëse s’më merr Gjermania… Lojtarët e rinj të talentuar me origjinë shqiptare nga Kosova apo trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, kanë prej vitesh që spikasin në kampionate të ndryshme evropiane, sidomos në Zvicër dhe Gjermani. Ata më të mirët janë bërë pjesë e përfaqësueseve të këtyre vendeve, të tillë si Shaqiri, Behrami, Xhaka, Mehmedi, Xhemaili Ajeti, Tarashi, etj.

Tek Gjermania është ingranuar Shkodran Mustafi e në përfaqësuese të vendeve të tjera si në Norvegji, Suedi e Finlandë ka plot lojtarë të tjerë. Shqipëria ka mundur të përfitojë nga ky kontigjent lojtarësh dhe shumë prej futbollistëve me origjinë shqiptare nga Kosova kanë zgjedhur të vishen kuqezi dhe kjo ka nisur herët, prej Besnik Hasit dhe Lorik Canës, më pas Curri, Dallku, Mavraj, Basha, Berisha, Ajeti, Gjimshiti etj, e deri tek të rinjtë e talentuar si Grezda, etj.

Së fundmi, një emër që lakohet fort në Shqipëri e Kosovë si potencialisht i mundshëm është Meritan Shabani i Bajernit të Mynihut. Futbollisti është në fokusin e tri federatave, Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk mohohet që FSHF-ja i ka bërë ftesë dhe i kërkon një përgjigje, ndërsa Federata e Kosovës gjithashtu e do në skuadrën e saj. Por Shabani, me një rritje spektakolare në paraqitje gjatë muajve të fundit, ka dëshirën të luajë për 4-herë kampionët e botës.

Mësohet se këtë gjë ua ka shprehur dhe zyrtarëve të FSHF-së, duke thënë se nuk e përjashton mundësinë të veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë, madje mund të luajë dhe për Kosovën. Por ai ua ka bërë të qartë se fillimisht do të presë një ftesë nga Gjermania, nisur nga fakti se është skuadër e madhe dhe i bën më shumë punë karrierës së tij.  Zgjedhja e lojtarit është e drejtë e tij, kështu që Shqipëria dhe Kosova duhet të presin.

Me shpresën se Gjermania nuk do ta grumbullojë dhe Meritan Shabani të bëhet pjesë e njërës prej përfaqësueseve shqiptare. Për sa kohë lojtari është në pritje të marrjes së vendimit, si FSHF, ashtu dhe federata simotër në Kosovës, po monitorojnë me durim situatën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh