Gjergj Vyshka 22.11.2014 12:20
Mundja shqiptare është nisur dje për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit dhe të Rinisë në Prishtinë sot.
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë në mundjen e lirë, Fuat Brahi, nisur dhe nga rezultatet e fundit në kampionatin kombëtar ka përzgjedhur këta mundës: Islam Islamaj, Veli Susuri, Elton Azuni, Vilson Ndregjoni, Qamil Bajrami, Blerim Isederi, Edon Shala, Egzon Shala dhe Fatjon Baro.
Në krye të delegacioni kuqezi është presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Mundjes, Shkëlqim Troplini, Sekretari i Përgjithshëm Ndriçim Spahiu.
Por gjithashtu si gjyqtar është përzgjedhur Gani Gegolli, ndërsa në delegacion është dhe Xhelil Cibaku. Mundja shqiptare pretendon për një përfaqësim dinjitoz, sikurse do të ndodhë në dhjetor dhe në një aktivitet në Greqi.