Goga Basket, fitore karakteri me Partizanin, Tirana nuk e fal Vllazninë

Share Button

AlbanianSport.com 2710/2018 20:50

ASNN – Në atë që ishte padyshim sfida kryesore të javës së 4-t të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj, Goga Basket ka mundur 102-89 Partizanin, duke i shkaktuar kështu skuadrës kryeqytetase humbjen e saj të parë në kampionat. Për pasojë, tri skuadra në kuotën 7 pikëve ndajnë kreun e renditjes pas ndeshjeve të luajtura sot, ku spikat edhe fitorja e Tiranës ndaj Vllaznisë.

Partizani rezistoi vetëm një pjesë loje në ndeshjen ndaj Goga Basket, në takimin e zhvilluar në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga”, pasi më tej në fushë loja foli për ekipin durrsak, që nisi të shkëputej dhe e meritoi fitoren. Në pjesën e tretë, ekipi i Goga Basket krijon epërsi, duke përfituar edhe nga një çoroditje në fushë e Partizanit, që nisi të gabojë dhe të humbasë terren.

Epërsia prej 20 pikësh që u krijua u administrua me kujdes nga vendasit, që rikthehen te suksesi në kampionat pas humbjes në derbi një javë më parë përballë Teutës. Ndërkaq, pak më vonë, në sallën sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, Tirana regjistroi një fitore të rëndësishme në Superligën e Basketbollit për Meshkuj, duke mundur Vllazninë me rezultatin 113-79.

Ishte një ndeshje që u dominua dukshëm nga kryeqytetasit, të cilët nga pjesa në pjesë vetëm thellonin diferencën me rivalët nga Shkodra. E ndërsa Vllaznia mbetet në vend të fundit, me rrezikun e rënies nga kategoria (edhe pse është herët për ta thënë këtë), Tiranën kjo fitore e sotme e ngjit në vend të katërt, duke i hapur rrugën rivalitetit me kryesuesit.

Kujtojmë se të premten, ndeshja e parë e javës së katërt ishte ajo e luajtur në Bathore midis Kamza Basket dhe Teutës dhe e fituar nga durrsakët 115-78.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Superliga

 

Java e 4-t

 

Të premten:

Kamza Basket – Teuta           78-115

 

Të shtunën:

Goga Basket – Partizani      102-89

Tirana – Vllaznia                   113-79

 

Renditja:

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Teuta              4          3          1          369-269         7
  2. Goga Basket 4          3          1          371-316         7
  3. Partizani        4          3          1          329-275         7
  4. Tirana             4          2          2          317-330         6
  5. Kamza            4          1          3          285-362         5
  6. Vllaznia         4          0          4          257-376         4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh