AlbanianSport.com 25/10/2018 19:50
ASNN – Të shtunën, Tirana luan një ndeshje të vështirë, atë ndaj Kamzës. Por bardheblutë vuajnë dëmtimet e shumta, sidomos në sulm. Për këtë arsye, trajneri Ardian Mema ka vendosur që ndaj kamzës të luajë ndryshe nga Flamurtari. Ndërsa Majkëll Ngoja, është pezulluar nga klubi për shkak të sjelljeve të pahijshme. Ai për momentin është i dënuar, e për këtë fakt, trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka theksuar se çdo lojtar do të largohet nga klubi nëse bën sjellje të pahijshme.
Ndeshja me Flamurtarin ka qenë e para për Memën, në drejtim të bardhebluve. Por edhe pse humbën, ai ka mbrojtur mënyrën se si luajtën lojtarët e tij, duke e vënë theksin se takimi u humb vetëm nga një gabim. Që kur erdhi në krye të Tiranës Mema pa se skuadra vuan dëmtime të shumta. Sidomos në sulm. Duke parë kushtet e vështira, ai ka vendosur të luajë ndaj Kamzës ndryshe nga Flamurtari.
Kamza dhe Tirana vijnë në përballen e tyre të javës së 10-të të Superiores si dy skuadra me rezultate negative, zhgënjyese dhe me nevojën për të dalë nga kjo gjendje për shumë faktorë. Ardian Mema e mori ekipin në një periudhë të vështirë me shpresën se do ta ndihmojë skuadrën e tij të zemrës. Për këtë arsye ua ka bërë të qartë edhe futbollistëve se si duhet të sillen.
Edhe pse ka bërë lojë të mirë Kamza e Klodian Duros nuk po merr rezultatet e dëshiruara por trajneri nuk qan mbi të shkuarën. Ndërkaq, në Vlorë luhet derbi i pikëve. Flamurtari dhe Teuta gjenden me 14 pikë ne mes të tabelës. Flamurtari do të ketë mungesa titullarësh në këtë ndeshje por trajneri Daja ka shprehur besimin tek pjesa tjetër e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.