AlbanianSport.com 25/10/2018 07:55
ASNN – Dopingu ka goditur edhe një herë tjetër Rusinë dhe në veçanti atletikën ruse. Është shtytësja e gjyles, Tatjana Kacegina që ka rezultuar me doping dhe ka marrë një dënim prej katër vitesh pezullim nga veprimtaritë. Ajo rezultoi pozitive në testin antidoping dhe u konfirmua se kishte përdorur katër substance të ndaluara.
Bëhet fjalë për steroid anabolik turinabol dhe stanozolol, si dhe një ilaç zemre meldonium bashkë me GHRP-2, i cili i krijon mundësi trupit të prodhojë hormone. Ndërkohë, Federata Ruse e Atletikës njofton se edhe 4 atletë të tjerë rusë janë dënuar me pezullime.
Tre kanë rezultuar pozitivë në testin e dopingut ndërsa njëri nuk ka dhënë mostrën e tij. Por shtytëses së gjyles ishte i skajshëm, si pasojë e përdorimit të katër medikamenteve të ndaluara nga WADA, përfshi steroidet, që janë të ndaluar rreptësisht dhe përfshihen në listën e substancave dopuese.