AlbanianSport.com 24/10/2018 17:15
ASNN – Vlera e Myrto Uzunit trefishohet për dy muaj, pritet të kapë 1 mln Euro në fund të vitit. Myrto Uzuni është padyshim lojtari i momentit në Kroaci. Gol dhe pasime për gol, plus që është lojtar mjaft efikas në rolin e tij. Mediat kroate po shkruajnë me pompozitet për zbulimin më të ri të Lokomotivës së Zagrebit, e cila e mori futbollistin për afro 350 mijë Euro, por tani lojtari kushton ku e ku më shumë.
Madje mediat kroate shkruajnë se Uzuni vlerësohet në treg, së paku pesë herë më shumë se sa është paguar”, shkruajnë mediat kroate për sulmuesin shqiptar.
Gjatë kohës që luante tek skuadra e Laçit, “Transfermarket” e vlerësonte beratasin 250 mijë Euro, ndërkohë që një muaj më parë, pra në shtator vlera e tij kapi shifrën e 450 mijë Eurove. Për muajin tetor, “transfermarkt” pritet të japë një shifër afro 1 milion Euro.
Kjo pasi futbollisti zhvilloi dy ndeshje me ekipin përfaqësues, ku luajti titullar në ndeshjen zyrtare kundër Izraelit dhe mund të thuhet se ka siguruar ftesë për në vazhdimësi me performancën që po bën në kampionatin kroat..