AlbanianSport.com 23/10/2018 20:00
ASNN – Cërvena Zvezda e Beogradit, e përfshirë në skandalin e fiksimeve të ndeshjeve, ka ngritur një mur heshtjeje rreth stadimit “Rajko Mitiç:, përpara ndeshjes për Ligën e Kampioneve me Liverpulin, që luhet të mërkurën. Udhëtimi në “Enfilld” duhet të ishte një festë për ekipin, 27 vjet pasi ata fituan Kupën e Kampioneve, triumfin e parë dhe të fundit për një klub nga ish-Jugosllavia.
Por tani ndeshja ka mbi të hijet e dyshimit nga hetuesit francezë, për shkak se dyshohet se skuadra serbe ka fiksuar ndeshjen e humbur 1-6 përballë nga Paris SG-së. Hetimi nisi pasi e përditshmja sportive franceze “L’Equipe” pretendon se një zyrtar i lartë i Cërvena Zvezdës ka vënë bast plot 5 milionë euro se humbja do të jetë me 5 gola diferencë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, një përkrahës i Cërvena Zvezdës tha se ishte “shumë skeptik” lidhur me akuzat. Por ai u zotua se do të “shqyrtojë çdo mundësi nëse dikush mund të ketë përbaltur emrin e klubit kryeqytetas dhe vendit të tij. Pas kësaj, presidenti i klubit serb, Dragan Xhajiç ka vendosur të mos përgjigjet në telefonin e tij celular për asgjë.
Por problemet e Cërvena Zvezdës janë të shumta. Disa nga tifozët e kësaj skuadre, pasi shërbyen si paramilitarë gjatë konflikteve të Ballkanit të viteve 1990, tani janë bashkuar me botën e krimit. Strukturat ligjore të klubeve serbe, të cilat janë zyrtarisht pronë publike, mbeten të errëta dhe është e paqartë se kush i kontrollon ato. Edhe Terziç, drejtor i përgjithshëm i zgjedhur në vitin 2014, është një figurë e diskutueshme.
I dyshuar për përvetësim gjatë transferimeve të lojtarëve kur ai po drejtonte OFK Beogradit, ai u largua nga Serbia në 2008, përpara se të kthehej në dy vjet më vonë. Gjykimi i tij ende nuk është hapur. Ndërsa trajneri i Cërvena Zvezdës, Ladan Milojeviç, u shpreh: “Kjo histori nuk ka ndikim mbi ne, nuk na prek aspak, nuk dëshiroj t’i përgjigjem kësaj pyetjeje duke mos i kushtuar vëmendje kësaj. “