AlbanianSport.com 23/10/2018 18:10
ASNN – Në mbrëmje do të luhet ndeshja midis Mançester Junajtid dhe Juventusit, në kuadër të javës së tretë në grupin H të Ligës së Kampioneve. Por vëmendjen më të madhe nuk e ka marrë ndeshja apo fakti që pikërisht Kristiano Ronaldo do të përballet me ish-ekipin e tij në “Old Trafford”. Më shumë se kaq, lajmin e madh e prodhoi ora që Ronaldo mbante në dorën e majtë, një orë me diamante që kushtonte jo më pak se 2 milionë Euro.
Kështu, Ronaldo u shfaq në sallën e konferencave me një orë të jashtëzakonshme që u vu re menjëherë nga fotografët dhe kameramanët, por edhe nga gazetarët e pranishëm në sallë, të cilët, më shumë se pyetjet për ndeshjen dhe rikthimin e tij në ish-klubin ku ka luajtur para 9 vitesh, u fokusuan te ora prej diamanti e portugezit. Është fjala për një orë të markës “Jacob & Co” e gamës “Caviar Tourbillon” (Kaviar Turbijon), e cila përbëhet nga 424 gurë të çmuar të bardhë dhe të kuq me shkëlqim.
2 milionë Euro një orë dore, duket se Ronaldo nuk i ndahet luksit në cdo gjë, madje nuk e pengon as akuzat për skandalin e përdhunimit nga Majorga, e cila e ka hedhur në gjyq. Por portugezin pak e shqetëson kjo gjë, ai shfaqi dhe një herë lajmin e radhës, tashmë një orë të pazakontë.