AlbanianSport.com 20/10/2018 08:45
ASNN – Vllaznia përballet këtë javë me Erzenin, një sfidë për të cilën, përtej pritshmërive për fitore, duhet trajtuar me kujdes sipas futbollistit shkodran, AlsidTafili. Mesfushori e pranon se edhe terreni i lojës mund të përbëjë problem.
31-vjeçari zbulon se e ka kapërcyer dëmtimin dhe është gati për skuadrën. Në mbyllje, futbollisti shkodran vlerëson punën që po bëhet tek Vllaznia, por thekson se sezoni është i gjatë.
Takimi Vllaznia-Erzeni do të luhet të shtunën pasdreke, në Fushën Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 14:00.