AlbanianSport.com 18/10/2018 09:45
ASNN – Për çiklistin kuqezi, Ylber Sefa, shpallja “kampion i Shqipërisë” ka qenë pasaporta më e mirë për një kontratë të re me skuadrën profesionale belge. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 27-vjeçari ka bërë një bilanc të 2018-ës, por edhe ka shpalosur synimet për vitin që po vjen.
2018-ta është përmbyllur tashmë për çiklizmin dhe, duke për njërin nga sportistë më të spikatur shqiptarë, Ylber Sefën, ky ishte një vit i mbarë. Për Sefën, shpallja “kampion i Shqipërisë” ka qenë pasaporta më e mirë për një kontratë të re. Por, 27-vjeçari e ka të qartë se duhet të japë më shumë në planin personal.
Ai ka munguar në Rrethin Çiklistik të këtij viti, por premton të kthehet vitin që vjen. Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë…