AlbanianSport.com 18/10/2018 07:00
SNN – Midis Napolit dhe Elseid Hysajt ka bisedime në lidhje me pagën dhe kushtet e reja kontraktuale. Këtë e konfirmojnë edhe mediat sportive italiane që saktësojnë se ende nuk është gjetur një marrëveshje për pagën neto të lojtarit. Në fakt, pala mbrojtëse e Hysajt ka kërkuar 3 milionë Euro pagë vjetore, pa përfshirë taksat, shpërblimet dhe financimet e tjera që lindin nga veprimet anësore.
Ëor klubi ka lënë të kuptohet se nuk do ta përmbushë këtë shifër. Palët po vijojnë diskutimet, ku baza është 2.5 milionë Euro në sezon. Në të vërtetë, si klubi dhe Hysaj, po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shumë midis 2.5 dhe 3 milionë Euro dhe sipas mediave italiane, me gjasë Hysaj do të fitojnë, afro 2.7 ose 2.8 milionë Euro në sezon nga kontrata e re.
Nga ana tjetër, me largimin e Mauricio Sarrit dhe ardhjes së trajnerit Karlo Ançeloti, shkodrani ka pasur një lëkundje të lehtë në aktivizim, ku i është lënë ndonjë ndeshje pushim, ose ka luajtur në krahë të ndryshëm të mbrojtjes, por ai vijon të jetë dhe me Ançelotin preferencë e parë në formacionin napolitan. Praktikisht, Hysaj është lojtari më i shtrenjtë shqiptar dhe lojtari me minutazhin më të madh nga futbollistët e Kombëtares kuqezi.