Gjergj Vyshka 21.11.2014 19:05
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, ka lajmëruar se të shtunën do të zhvillohet Kupa e Miqësisë, Shqipëri-Kosovë. Sipas kryekzekutivit të sportit të pushkës në vend ky aktivitet do të zhvillohet në poligonin e klubit shumësportësh “Studenti”, ndërsa pritet që të ketë një rivalitet të madh.
E kjo jo vetëm në disiplinën e pistoletës, por dhe të pushkës. E vërteta është Shqipëria dhe Kosova i kanë të përvitshme aktivitetet e tyre të përbashkëta në qitje, sidomos kur Kupa e Pavarësisë në shkurt.
Tashmë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, ka bërë gati dhe diplomat për fituesit. Një aktivitet i cili do të nisë rreth orës 10:00 për të përfunduar diku në mesditë.