AlbanianSport.com 17/10/2018 15:15
ASNN – Migjen Basha do të jetë në derbin e Selanikut, dëmtimi me Kombëtaren nuk ishte aspak serioz. Shqipëria humbi me Izraelin 2-0 dhe në po të njëjtin takim u duk se humbi dhe një futbollist teknik si Migjen Basha, i cili u dëmtua 3 minuta para mbylljes së pjesës së parë dhe u detyrua të largohej.
Kosovari u pa në pushim të ndeshjes të mbante akull në gju dhe u krijua përshtypja se ka pësuar dëmtim të rëndë. Madje mediat greke kishin hedhur alarmin për një mungesë të mundshme të Bashës në derbin mes Arisit të Selanikut dhe PAOK-ut të Selanikut, madje flitej për një dëmtim afatgjatë.
Situatën në fillim e qetësoi vetë Basha, i cili deklaroi se në derbi do të luajë edhe me gjilpëra. Por sot u mësua përfundimisht se mesfushori nuk ka aspak dëmtim serioz e madje ai ka nisur stërvitjen me grupin dhe pritet të jetë në derbi. Mund të mos e nisë titullar, por ai gëzon formë të mirë.
Dhe është gati për të dhënë kontributin e tij në duelin derbi kundër PAOK-ut. Sipas informacioneve që servirin vetë mediat greke, Basha ka qenë gjithë kohës në stërvitje dhe nuk ka shfaqur asnjë problem, duke i dhënë besim edhe stafit teknik të skuadrës së Arisit.