AlbanianSport.com 16/10/2018 13:25
ASNN – Ai mbushi 20 vjeç të hënën dhe konsiderohet si një nga lojtarët me të ardhme në Kombëtare. Aktualisht është pjesë e Venecias, ku ka lënë mbresa të mira dhe pret të marrë minuta në sfidat e ardhshme në kampionatin italian. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Vrioni ka treguar edhe kush ia bëri dhuratën më të bukur.
“Dhuratën me të veçantë ma bëri trajneri Kristian Panuçi, pak më herët, duke më dhënë mundësinë që të debutoja me Kombëtaren, një ditë para se të mbushja 20 vjeç, – ka rrëfyer ai. – Ishte një emocion i pabesueshëm, nuk e prisja të luaja në Ligën e Kombeve. Isha në stol, kur më tha se duhej të bëhesha gati.”
“Kur po hyja në fushë, me kërkoi të isha agresiv në zonë, atë që kisha treguar edhe në stërvitje”, – shtoi Vrioni. Sulmuesi kuqezi rigjen te Venecia trajnerin Valter Zengën, me të cilin ka punuar kur ishte pjesë e të rinjve të Sampdorias. “Më grumbulloi për dy ndeshje miqësore, në shtator, kundër Entelës dhe Savonës”, – thotë sulmuesi i ri.
“I lashë përshtypje të mirë, aq sa për disa ditë u stërvita me ekipin e parë, – ka vijuar futbollisti më i ri me fanellën kuqezi. – Është një trajner me shumë personalitet dhe karakter. Nuk e përjetova nga afër atë që ndodhi te Venecia javën e kaluar, ndihesha mirë edhe me Stefano Vekin.”