Anglia “shkrin” Spanjën, Zvicra “ngrin” Islandën, dominojnë vendëset

Share Button

AlbanianSport.com 16/10/2018 07:55

ASNN – Anglia i jep “leksion” Spanjës, e mund 3-2 dhe komplikon renditjen në grupin 4 të Ligës A. Spanja dhe Anglia u përballën të hënën në stadiumin “Villamarin” në Spanjë në një ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të grupit të katërt të Ligës A të Ligës së Kombeve. Anglia regjistroi një fitore të madhe, megjithëse me vështirësi, sepse e mundi skuadrën “e kuqe” brenda në fushën e saj.

Përcaktuese ishte pikërisht pjesa e parë, ku Rahim Stërlingu, me dy gola në minutën e 16-të dhe të 38-të, si dhe një gol i Markus Rashfordit, në minutën e 30-të, e çuan përfaqësuesen e “Tre Luanëve” në pushimin e ndeshjes me një epërsi 3-0, duke i shkaktuar Spanjës një tronditje të thellë. Mbrojtja spanjolle gaboi dhe anglezët në kundërsulm e shfrytëzuan mirë dobësinë, duke shënuar gola me vlerë.

Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Luis Enrike e stabilizoi lojën dhe nisi të mendonte më shumë për sulmin. Lojtari i momentit në Evropë, Alkaser, ngushtoi diferencën në 3-1 në minutën e 59-të, duke rihapur mundësinë e reagimit për vendasit, por anglezët nuk lanë hapësira dhe ngushtuan rrethin e sulmit spanjolle në kufijtë e zonës. Në minutën e 90-të, kapiteni Serxhio Ramos shënoi golin e dytë.

Por nuk kishte më kohë për më shumë e për pasojë takimin e fitoi Anglia 3-2, duke i dhënë “leksion” Spanjës brenda në fushën e saj. Më poshtë jepen rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, të zhvilluara të hënën në mbrëmje:

 

Liga e Evropës

 

Liga A

 

Grupi 2

Islandë – Zvicër                                             1-2

 

Grupi 4

Spanjë – Angli                                               2-3

 

Liga B

 

Grupi 3

Bosnjë-Hercegovinë – Irlandë e Veriut     2-0

 

Liga C

 

Grupi 2

Estoni – Hungari                                           3-3

Finlandë – Greqi                                           2-0

 

Liga D

 

Grupi 2

Bjellorusi – Moldavi                                      0-0

Luksemburg – San Marino                         3-0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh