Gjergj Vyshka 21.11.2014 16:05
Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, do të jetë sot për herë të tretë në parket në Ligën e Kampioneve.
Ai ka gjykuar më 24 tetor në Francë ndeshjen Limozh-Cedevita 71-60, atje ku ka qenë gjyqtar i parë së bashku me zviceranin Markos Mishaelides dhe spanjollin Vinsente Bulto, ndërsa më 6 nëntor do të ishte në Republika Çeke.
Si gjyqtar i dytë ai do të gjykonte ndeshjen Turov Zgorzelec-Bajern Mynih, që u mbyll me rezultatin 89-78.
Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ka qenë ukrainasi Boris Ruzhuk dhe i tretë spanjolli Huan Karlos Garcia.
Dhe sot ai do të jetë në Itali, teksa do të gjykojë në ndeshjen Sasari-Novgorod.