AlbanianSport.com 15/10/2018 15:15
ASNN – Gjithë Evropa pyet: A do të jetë Mik Shumakeri një kampion i së ardhmes në Formula 1 si babai i tij, Mikaeli? Majkëll Shumaker ndodhet ende në koma e në të vërtetë asgjë nuk dihet rreth shëndetit të tij, por vëmendja ditët e fundit ka qenë te një tjetër Shumaker. Bëhet fjalë për djalin e legjendës së Formulës 1, Mik Shumaker.
Djaloshi 19-vjecar doli fitues në Formula 3, duke qenë një kampion dhe njëherësh me një të ardhme të madhe. Shumë skuadra të Formulës 1 po e ndjekin ecurinë e tij dhe mediat gjermane thonë se nuk kanë munguar ofertat. Nuk është vetëm mbiemri i tij i famshëm, por edhe talenti i padiskutuar i Mik.
Ndoshta së shpejti Formula 1 do të njohë një tjetër Shumaker në gjirin e saj. Pse jo “Ferrari”? “Fitova një titull që është i rëndësishëm për mua dhe karrierën time, – ka deklaruar Shumakeri i ri. – Tani e tutje nuk dua të nxitohem në marrjen e vendimeve. Nuk dua të djeg etapat, përkundrazi, dua të hedh çdo hap me kujdes.”
“Në fakt, unë ndihem i gatshëm të garoj në Formula 1, por kur të vijë ky moment dua që të jem i përgatitur sa duhet”, – shtoi djaloshi 19-vjeçar fitoi plot 8 gara në Formula 3 para se të arrinte tek titulli “kampion”. Ai po ecën në gjurmët e babait të tij, 7 herë kampionit të botës, Mikael Shumaker.
Mik mund të rezultojë një kampion i madh në të ardhmen, njëlloj si babai i tij, por bota duhet të presë ca.