Gjergj Vyshka 21.11.2014 15:20
Të paktën edhe sipas shpjegimeve të Kryetarit të Bashkisë së Shijakut, Indrid Buka, i cili është njëkohësisht dhe presidenti i ekipit, Erzeni duhet të luante miqësore me Nën-20-vjeçarët e Istanbulspor BB.
“Por meqë turqit kishin dy ndeshje brenda javës, atëherë e kanë anulluar këtë miqësore dhe skuadra ka bërë vetëm një, apo dy seanca stërvitore”, – thotë Buka, që praktikisht duket se skuadra shijakase është përdorur keq pikërisht për këtë transport droge, pavarësisht se nuk ka lidhje me këtë gjë.
Është rasti i parë që ndodh me një skuadër shqiptare të futbollit që të niset për stërvitje e miqësore në Turqi dhe të përdoret për transport të lëndëve narkotike.
Gjithsesi ajo që konfirmon media është se shoferët e ndaluar janë pjesë e një trafiku të gjerë të lëndëve narkotike, gjë që e kanë bërë dhe herë të tjera. Ndaj dhe janë ndaluar dhe kanë rënë në rrjetën e policisë.