Gjergj Vyshka 21.11.2014 14:35
Shënkolli vazhdon të përgatitet për ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës, të cilën do ta luajë të dielën në stadiumin “Kastrioti” në Krujë. Në krahasim me Besëlidhjen, e cila është penguar për stërvitje për shkak të bllokimit të fushës nga uji, Shënkolli është stërvitur normalisht dhe është gati për ndeshjen e radhës me Vorën.
Trajneri i Shënkollit, Bruka, për “Gazeta e Sportit” ka deklaruar se skuadra jo vetëm që është gati, por është në kërkim të marrjes së fitores së radhës ndaj Vorës. “Kemi qenë të pafat në ndeshjet e kaluara, ndërsa nuk kemi arritur të marrim qoftë dhe një pikë”, – ka deklaruar ai.
“Besoj se një gjë e tillë të mos ndodhë në përballjen tonë ndaj Vorës në Krujë, – ka vijuar trajneri i ekipit shënkollas. – Kemi shfrytëzuar javën e ndërprerjes së kampionatit për t’u përgatitur sa më mirë. Grupi i futbollistëve është i plotë dhe është stërvitur rregullisht.”
“E përsëris dhe një herë, objektivi jonë është fitorja. Marrja e trepikëshit ndaj Vorës na forcon dhe më shumë pozitat tona në renditje”, – ka përfunduar trajneri i Shënkollit, Bruka.