AlbanianSport.com 14/10/2018 09:45
ASNN – Të shtunën u luajtën ndeshjet e javës së dytë të nivelitmë të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A1, ku të gjitha skuadrat pritëse regjistruan sukses, sepse i fituan ndeshjet e tyre me rezultat të thellë 3-0. Përjashtim bëri vetëm Tirana, e cila mundi në derbin e kryeqytetit Partizanin me rezultatin 3-1.
Kjo ndeshje derbi dhuroi dhe emocionet më të bukura dhe ishte më e forta e kësaj jave. Tirana e trajnerit Gorenca ia doli ta “farkëtojë” fitoren e saj me dy sete të marra me shpejtësi që në fillim të ndeshjes, me shifrat 25-16 dhe 25-19, diferenca që tregojnë qartë epërsinë e bardhebluve. Në setin e tretë, Partizani i Roland Tarjes bëri kthesë dhe ia doli të fitojë me shifrat 25-19.
Por vetëm kaq, pasi në setin e katërt Tirana nuk e vuri në diskutim fitoren, duke e fituar këtë set me shifrat 25-19 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Me këtë fitore të rëndësishme derbi, Tirana merr e vetme kryesimin e kampionatit në volejbollin e femrave, duke lënë pas rivalet e Barleti Volejit, Mirditës dhe Partizanit. Më poshtë jepen rezultatet e ndeshjeve të kësaj jave dhe renditja ekipore.
Kampionatit Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 3-të
Të shtunën:
Skënderbeu – Lushnja 3-0
Mirdita – Teuta 3-0
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
Tirana – Partizani 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Tirana 2 2 0 6
- Barleti 2 2 0 5
- Mirdita 2 1 1 4
- Partizani 2 1 1 3
- Teuta 2 1 1 3
- Skënderbeu 2 1 1 3
- Vllaznia 2 0 2 0
- Lushnja 2 0 2 0