AlbanianSport.com 14/10/2018 08:50
ASNN – Mediat më të mëdha botërore kanë shprehur me tituj nga më befasuesët disfatën e Gjermanisë ndaj Holandës mbrëmjen e të shtunës, në një ndeshje ku kampionia e botës në 2014-ën humbi 3-0 përballë “tulipanëve”. Gjermanët provojnë dhe një herë se nuk janë më skuadra e së shkuarës dhe të paktën në këto muajt e fundit kanë dëshmuar krizë loje, rezultati dhe identiteti.
Edhe në shtypin sportiv ka fjalë të zgjedhura për të përshkruar turpërimin, disfatën e rëndë e me pasoja, por edhe dramën që po kalon futbolli përfaqësues gjerman. Ja titujt e disa pej mediave më të rëndësishme sportive në Europë:
“Gazetta dello sport”: Çfarë prove force për Holandën! Gjermania dështim.
“Sportmediaset”: Super Holanda “vret” Gjermaninë, “tedeskët” një hap larg nga rënia
“Corriere dello sport”: Holanda është spektakël, turpërohet Gjermania.
“Kicker”: “Die Mannschaft”, hija e vetëvetes
“De Telegraaf”: Holanda tejkalon kufijtë gjermanë. Duartrokitje që në pjesën e pare
“Algemeen Dagblad”: Kampionët e botës më 2014-ën, nuk janë më skuadra e viteve të kaluara
“Volkskrant”: Gjermania paraqitet dobët, Holanda shijon një sukses historik
“Marca”: Tulipanët e rinj “shtrihen” mbi Gjermani. Natë e zezë për futbollin gjerman.
“AS”: Holanda shkatërron Gjermaninë, e cila tashmë rrezikon rënin nga grupi. Joakim Lëvi edhe një here në prag të shkarkimit…