AlbanianSport.com 13/10/2018 21:45
ASNN – Skuadra e SH.B.F. Tirana, ka dhuruar një surprizë të bukur dje në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke mundur skuadrën që ka dominuar për vite me radhë kampionatin shqiptar, Flamurtarin, me rezultatin 66-58. Ishte një ndeshje mjaft e bukur, me ritëm dhe me rivalitet. Vlonjatet vinin në këtë duel si favorite, por parketi tregoi ndryshe.
Diferencën në favor të SH.B.F. Tiranës e bëri pjesa e parë e fituar nga kryeqytetaset 20-12. Dy pjesët e tjera i fitoi ekipi vlonjat, përkatësisht 19-15 dhe 19-17. Në pjesën e katërt dhe të fundit, ndeshja ishte e hapur dhe mund ta fitonte secila skuadër. Por diferencën e bëjnë sërish vajzat e trajneres Alibegaj, që fitojnë këtë 10-minutësh me shifrat 16-10 dhe krejt takimin me rezultatin 66-58.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Elbasani u mund në shtëpia nga Vllaznia me shifrat 66-53. Të premten femrave u luajt ndeshja e parë, ajo midis SH.K.B.F. Tirana dhe Studentit, një derbi i fituar me meritë dhe bindshëm nga vajzat bardheblu, të drejtuara nga trajneri Erdal Borova, me shifrat 99-60. Ishte një ndeshje e mirë për Tiranën, e cila nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë:
Të premten:
Studenti – SH.K.B.F. Tirana 60-99
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia 53-66
SH.B.F. Tirana – Flamurtari 66-58