Gjergj Vyshka 21.11.2014 13:50
Boksi shqiptar tashmë është gati për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa do të marrë pjesë me tetë boksierë.
Dhe ata janë: Krenar Zeneli (pesha 56 kg), Esild Kalemi (pesha 60 kg), Arnold Kuqari (pesha 64 kg), Albi Sorra (pesha 69 kg), Alban Bermeta (pesha 75 kg), Aleksandër Ramo (pesha 81 kg), Kristian Demaj (pesha 91 kg) dhe Nelson Hysa (pesha +91 kg).
Kryetrajner i ekipit është Skënder Kurti, ndërsa trajnerë të ekipit Zef Gjoni dhe Pavli Karaja. Përgjegjës delegacioni Mhill Volaj, ndërsa gjyqtar Pavli Karaja. Përfaqësuesja niset sot dhe vjen të hënën, ndërsa aktiviteti në Gjakovë është të shtunën dhe të dielën.
Dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Boksit mendojnë se boksierët tanë do të vijnë me medalje nga “Adem Jashari” në Gjakovë, ashtu sikurse kanë bërë dhe vitet e kaluara.