Kombëtarja / Dëmtohet edhe portieri Hoxha, thërritet Kastrati

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2018 09:45

ASNN – Duket se Kombëtarja kuqezi, ashtu sikundër edhe ajo e shpresave, është goditur nga një numër dëmtimesh, që e kanë detyruar trajnerin Kristian Panuçi të thërrasë në apel të tjerë lojtarë.

Një tjetër zëvendësim i detyruar për shkak të probleme fizike në radhët e ekipit kombëtar të futbollit është bërë i ditur nga një njoftim në faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Portieri Alban Hoxha është dëmtuar dhe nuk mund të udhëtojë sot me skuadrën drejt Izraelit. Në këtë situatë, trajneri i ekipit kombëtar Kristian Panuçi ka thërritur menjëherë që t’i bashkangjitet skuadrës, portieri i Shpresave, Elhan Kastrati.

Ai pritet për pak ti bashkohet skuadrës për ndeshjen zyrtare në Izrael.

Një ditë më parë, mbrojtësi i skuadrës franceze të Metzit, Ivan Balliu i cili është thërritur paraditen e sotme për të qenë pjesë e ekipit kombëtar për shkak të dëmtimit dhe largimit të Frederik Veselit, nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këtë ndeshje.

Trajneri i klubit te Metz ka kërkuar që mbrojtësi Balliu të mos largohet duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat. Balliu nuk do të zëvendësohet me askënd tjetër, teksa ekipit pritet t’i bashkohet sot në mbrëmje vetëm Sabien Lilaj.

Ky i fundit u thërrit pasi mbrojtësi Frederik Veseli dhe mesfushori Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i kuqezinjve në Durrës për shkak të pamundësisë së stërvitjes.  Skuadra udhëton sot drejt Tel Avivit rreth orës 15.30. Në orën 19.45 (ora lokale) të ditës së sotme do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës me kapitenin e ekipit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh