AlbanianSport.com 13/10/2018 08:50
ASNN – Në basketbollin e meshkujve u luajtën dje dy ndeshje, të cilat prodhuan rezultate të frikshme sa u përket diferencave në shifra. Kështu, Partizani fitoi derbin me Kamzën me shifrat 100-58, një duel ku ishte pritej më shumë nga Kamza. Në fillim, ndeshja ishte e barabartë, por kjo ndodhi vetëm në minutat e para.
Kjo pasi, në të tri pjesët në vijim, skuadra e drejtuar nga trajneri Arben Fagu e dominoi ndeshjen dhe e fitoi atë me shifrat 100-58, duke dëshmuar se është ekip me pretendime në koshin e meshkujve në këtë fazë të parë të edicionit. Me shifra të thella fitoi dje dhe Teuta, në Durrës, aty ku mundi Vllazninë me rezultatin 101-46.
Ishte një ndeshje kjo që foli vetëm për “Djemtë e detit”. Në të vërtetë shkodranët ishin dominues vetëm në pjesën e parë, kurse në të 3 pjesët e tjera, Teuta ishte e papërmbajtshme. Një fitore me meritë për durrsakët, të cilët vinin nga një humbje në javën e parë me Partizanin.
Ndërkohë, sot do të luhet ndeshja tjetër e kësaj jave, midis Goga Basket dhe Tiranës, e cilësuar edhe si një kryendeshje, nisur nga pozitat e skuadrave dhe kapacitetet e tyre teknike. Natyrisht, Tirana nuk është më ajo skuadra që fitoi kampionatin vjet, ndërsa skuadra durrsake ka ngritur një ekip cilësor.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e dytë
Të premten:
Teuta-Vllaznia 101-46
Kamza-Partizani 58-100
Të shtunën:
Goga Basket – Tirana (17:00)
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Partizani 4
- Teuta 3
- Goga Basket 2
- Tirana 2
- Kamza 2
- Vllaznia 2