Kombëtarja / Llogaria e Berishës & Grezdës: Na mjafton dhe barazimi

Share Button

AlbanianSport.com 12/10/2018 18:00

ASNN – Portieri Etrit Berisha i bën llogaritë e pragndeshjes me Izraelin me “laps në dorë”. Për të ka rëndësi që kuqezinjtë të mos dalin nga kjo ndeshje pa pikë, duke qenë i bindur se përcaktures në fund është ndeshja direkte Shqipëri-Skoci që do të zhvillohet në Sstadiumin “Loro Borici” të Shkodrës. Ndërkohë, Etrit Berisha nuk e ka të sigurt se mund të luajë titullar në këtë takim. Strakosha është projektuar titullar, por për Berishën në Izrael, kushdo që të luajë është për fitore.

“Ne jemi të përgatitur për këtë duel dhe shpresojmë të marrim më të mirën, – ka thënë gardiani kuqezi. – Mundësitë ekzistojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse nuk marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak. E kemi ndjekur të gjithë bashkë ndeshjen e tyre me Skocinë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli pati kurajë dhe fitoi. Ne e njohim pak a shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata.”

“Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme, – vijoi Berisha. – Nuk do të ishte i keq barazimi. Gjithsesi, mendoj se ndeshja vendimtare do të jetë me Skocinë.” Ndërkoë, Eros Grezda projektohet nga Kristian Panuci si titullar në sulm ndaj Izraelit, një ndeshje gati-gati përcaktuese për pozicionimin e Kombëtares kuqezi në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve. Grezda ka lënë të kuptohet në konferencën për shtyp se barazimi në Biir Sheva mund të jetë mjaft premtues për renditjen përfundimtare të kuqezinjve.

“Pozicioni im është në krah të sulmit. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin, – ka deklaruar futbollisti që i është bashkuar këtë sezon gjigandes skoceze, Gllasgou Rejnxhërs. -Trajneri e di më mirë nëse do të luajmë me 3 apo 4, unë në çdo rast do të jap maksimumin gjithmonë. Nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar si Roshi e Sadiku. Ne duhet të përshtatemi me këto. Të ishin ata do të ishte e qartë kush do të luante.”

“Kundërshtari ka cilësi dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist, sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan. Nga ajo miqësore me Turqinë, që e fituam, me sa mbaj mend nuk do të jenë vetëm Roshi e Sadiku. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim atë ndeshje do të bëjmë mirë”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh