Jusein Bolt, të premten në 11-shen e parë të ekipit australian të futbollit

Share Button

AlbanianSport.com 10/10/2018 14:05

ASNN – Ylli botëror i sprintit, Jusein Bolt duket i vendosur për të ngritur siparin e karrierës së tij si një futbollist profesionist. Të premten, është sfida që mund të përcaktojë nëse ai ka një të ardhme në sportin e ëndrrave të tij të djalërisë. Bolti tha se trajneri i Mariners, Miki Mallvi, do ta përfshinte në formacionin bazë në një miqësore kundër MekArthur Sauth Uest Junajtid në Sidnej. “Për mua ky është një hap i mirë”, – ka thënë xhamajkani.

Kur trajneri është i kënaqur me aftësitë e tua dhe të thotë se do të jesh në lojë që nga fillimi, kjo është gjë shumë e mirë” – tha Bolti për mediat në klubin e Mariners të mërkurën. – Unë jam i lumtur që kam mundësi të shkoj atje dhe të filloj. Do të bëj çmos, që ta justifikoj besimin”. Tetë herë kampioni olimpik, bëri debutimin e tij në futboll në fund të gushtit kur luajti 20 minuta si zëvendësues në krahun e majtë. Pati disa raste për shënim, por u lodh shpejt.

Bolt tha se ai kishte përmirësuar mjaft fizikisht që nga ajo kohë, dhe pritet të luajë më shumë minuta. “Lëvizjet e mia dhe kontaktet me topin janë shumë më të mira tani, – tha ai. – Kam mësuar se si të kem trupin nën kontroll dhe ku ta vendos topin.” Kampionati Australian i Futbollit, që njihet se “Liga A”, ka një rënie të tifozëve në vitet e fundit, por edhe të vlerësimeve televizive. Ndaj me ardhjen e emrave të mëdhenj si Bolti, ajo kërkon të rrisë interesin vendës.

Mbajtësi i rekordeve botërore në 100 dhe 200 metra tha se ishte pak nervoz kur ishte në fushë, por gjithashtu ishte i ngazëllyer nga mundësia për të provuar vlerën e tij si futbollist. “Kjo do të jetë një ndeshje e madhe, mendoj se do të përcaktojë se çfarë mendon të bëjë klubi me mua, – tha ish-atleti. – Nëse do të vazhdoj apo jo karrierën time, kështu që për mua kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Unë jam duke kërkuar të provoj veten.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh