(Video) Volejboll – Femra / Ollga Uglenko, një ukrainase për Partizanin

Share Button

AlbanianSport.com 08/10/2018 10:35

ASNN – 24-vjeçarja Ollga Uglenko ka mbërritur ditët e fundit pranë skuadrës së Partizanit dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, rrëfen përshtypjet e para në volejbollin shqiptar të femrave. Ukrainasja i ka të qarta pritshmëritë e saj me Partizanin si kampione në fuqi.

Ollga Uglenko është e huaja më e fundit që zbret në parketin shqiptar si përforcimi kryesor i këtij sezonit të Partizanit të volejbollit të femra. 24-vjeçarja ka mbërritur ditët e fundit pranë skuadrës së kuqezi dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, rrëfen përshtypjet e para.

“Kam vetëm pak ditë këtu, por ndjesia e fillimi është që më pëlqen Shqipëria, – ka pohuar ajo. – Edhe mjedisi i skuadrës këtu më pëlqen dhe si trajneri Tarja dhe ndihmësit e tij, ashtu edhe shoqet e skuadrës po më ndihmojnë të përshtatem sa më shpejt . Sidoqoftë, ndjesia e përgjithshme është e mirë.”

24-vjeçarja i ka të qarta pritshmëritë e saj me Partizanin. “E di që Partizani është kampionia në fuqi e Shqipërisë dhe kjo ishte një nga arsyet që më bindi të vij këtu, – ka thënë Uglenko. – Kam ardhur të jap kontributin tim për ta ndihmuar këtë skuadër të përsëritë suksesin e vjetshëm dhe besoj që kjo është e mundur.”

Volejbollistja 1 m e 85 cm e lartë shpreson që kjo përvojë ta pasurojë edhe më tepër profesionalisht. “Gjatë karrierës sime ka luajtur në Ukrainë, por edhe në Finlandë dhe sezonin e shkuar e kam ndarë midis Izraelit dhe Azerbajxhanit”, – ka rrëfyer ukrainasja që luan në pozicionin 4.

“Kam besim se edhe kjo aventurë tek Partizani do të më ndihmojë ta rris edhe më tepër nivelin e lojës sime, – ka përfunduar Ollga Uglenko. Partizani e ka nisur sezonin e ri të volejbollit shqiptar me një fitore në 3 sete ndaj Skënderbeut në kryeqytet, duke marrë kreun e renditjes pas javës së parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh