Takimet e para të së enjtes, gola pafund, shënohen 35 në 12 ndeshje

Share Button

AlbanianSport.com 04/10/2018 20:55

ASNN – Liga e Evropës është rikthyer të enjten me takimet e dyta në grupe dhe, në takimet e para, të luajtura në ora 18:55, janë shënuar 35 gola në 12 ndeshje, ndërsa janë përvijuar kështu edhe pretendentet e hershëm të 6 grupeve të para. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka luajtur të enjten ndeshjet e dyta të fazës së grupeve, dhe në takimet që nisin në ora 18:55, Bajer Leverkuseni dhe Zyrihu, vazhdojnë kryesojnë grupin A me pikë të plota, 6, pasi kanë triumfuar, në fushën e vet përkatësisht 4-2 ndaj AEK-ut të Larnakës dhe 1-0 ndaj Ludogorets Razgradit.

Nëse gjermanët kapërcyen pësimin e një goli për të fituar ndaj qipriotëve, helvetëve u mjaftoi një gol i vetëm ndaj bullgarëve për  të marrë 3 pikët e plota. Në grupin B, Salzburgu dhe Sëlltiku, që i patën fituar ndeshjet e para, u përballen me njëra-tjetrën në Austri dhe vendasit kanë triumfuar me rezultatin 3-1, edhe pse skocezët e gjetën golin e epërsisë pas vetëm dy minutash lojë. Në duelin tjetër të grupit, Rozenborgu është mundur 1-3 në Norvegji nga Lajpcigu. Austriakët kryesojnë me 6 pikë të ndjekur nga Lajpcigu dhe Sëlltiku, me nga 3 pikë secila.

Në grupin C, Sllavia e Pragës që kryesonte me pikë të plota pas ndeshjeve të para, është mundur minimalisht në Shën Pjetërburg përballë Zenitit vendas, ndërsa Bordoja, që e pati humbur takimin e parë, është mundur edhe në fushën e vet, 1-2 nga danezët e Kopenhagenit, që tanimë ndajnë kreun e renditjes me rusët, me nga 4 pikë, ndërsa çekët mbajnë vendin e 3-të, me një pikë më pak. Dinamo e Zagrebit dhe Spartaku i Tërnavës, që kryesojnë grupin D me pikë të plota pas ndeshjeve të para, kanë patur fate të ndryshme në vizitat që i kanë përkatësisht Fenerbahçes dhe Anderlehtit.

Kjo, pasi sllovakë janë mundur 2-0 nga turqit ndërsa kroatët kanë fituar me të njëjtat shifra ndaj belgëve. Dinamo e Zagrebit kryeson me 6 pikë, 3 më tepër sesa turqit dhe Spartaku i Tërnavës. Edhe në grupin E, dy skuadrat që kryesonin pas fitoreve në ndeshjet e para, Arsenali dhe Sportingu i Lisbonës, kanë udhëtuar përkatësisht drejt Azerbajxhanit dhe Ukrainës, për t’u përballur me Vorsklan dhe Karabagun, duke marrë fitore me kontraste të mëdha. Ndërsa londinezët dominuan në Baku, duke fituar 3-0 ndaj azerëve, portugezët vuajtën në Ukrainë, duke përmbysur gjithçka vetëm në minutat shtesë dhe duke fituar 2-1.

Në takimet e fundit të orës 18:55, të vlefshme për grupin F, Milani kryesues ka vuajtur përballë Olimpiakosit në “San Siro”, duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh, por duke shënuar 3 herë në të dytën dhe duke ruajtur vendin e parë, me 6 pikë. Ndërsa Real Betisi, që barazoi me grekët në ndeshjet e parë, ka pritur gjithashtu në shtëpi Dydelonzhin, duke i mundur luksemburgasit me rezultatin 3-2 dhe duke mbajtur vendin e dytë, me 4 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh