AlbanianSport.com 02/10/2018 22:35
ASNN – Është kthyer tanimë në formën më të mirë, pas fitores së Turneun e Hapur Amerikan, “US Open”, dhe Novak Gjokoviç, është tanimë në Beograd, duke përgatitur sulmin e tij për të fituar fronin e tenisit në botë deri në fund të sezonit. “Rezultatet më të fundit më kanë lejuar të jem në pozitë për të luftuar për Numrin 1 deri në fund të vitit”, – ka deklaruar tenisti serb.
“Nëse dikush më kishte thënë se në maj, do të kisha nisur fitoret radhazi, nuk do ta kisha besuar, por në të njëjtën kohë, një pjesë e imja ka besuar gjithmonë që unë mund të kaloja shumë shpejt periudhën e riaftësimit”, – ka shtuar ai. Fitoret në turnetë madhorë të tenisit, që njihen shkurt si “Grend Sleme”, Xhokoviçi u krahason me ngjitjen në majën e malit më të lartë të botës, Everestit.
Pra. është kulmi i kënaqësisë dhe arritjeve për një tenist. E kjo, sipas serbit, të jep forcë dhe dëshirë për të dhënë më shumë. “Kur fiton një “Grend Slem”, është njësoj sikur të ngjitesh në malin Everest, – ka theksuar 31-vjeçari, i cili njihet për qëndrimin e tij në përputhje me pikëpamjet e nacionalistëve serbë mbi Kosovën. – Pra duhet të pushosh për të gjetur forcën e re që do të të shërbejë për ngjitjet e reja.
“Pastaj Pekini është shumë afër, Kupa “Lejvër” ishte në axhendë, sidomos 6 muaj më parë, kur situata me rezultatet e mia ishte krejtësisht ndryshe nuk dija ç’të bëja. Gjithsesi unë nuk dua ta heq atë si turne, për shkak të respektit që kam për Federerin dhe organizatorët” – ka përfunduar tenisti serb, Novak Gjokoviç.